Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Shaqiri i kërkon falje serbëve për shqiponjën shqiptare: "Nuk do të ndodhë më"

Lapsi.al 5 September 2018
Shaqiri i kërkon falje serbëve për shqiponjën shqiptare:

Ndoshta presioni ndaj të cilit u ekspozua shumë vetëm, i pambrojtur nga Federata e futbollit e Zvicrës, ose ndoshta edhe shqetësimi se do ti duhet të përballojë i vetëm një stadium armik si ai i Crvena Zvezdës, e ka bërë Xherdan Shaqirin të pendohet për festimin me shqiponjën shqiptare pas golit kundër Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Sipas asaj që bën të ditur Mediaset, nga qendra e grumbullimit e përfaqësueses së Zvicrës, përpara ndeshjes me Islandën në Nations League, sulmuesi i Liverpool, në konferencë shtypi bashkë me Xhakën e Lichtsteiner, ka provuar të ulë tonet e polemikave: "Ne e kemi diskutuar dhe nuk do të ndodhë më në të ardhmen, nuk e kuptuam se cfarë gjëje po i shkonim përballë. I kërkoj ndjesë personave që u ndjenë të ofenduar" ka thënë Shaqiri.

Kjo falje e shqiptarit përpara ndeshjes në Beograd nuk do ta shpëtojë sigurisht Shaqirin nga pritja prej armiku që do ti rezervojnë tifozët e Crvena Zvezdës, sidomos pas kërcënimit të hapur që u bën nga drejtuesit e klubit ndaj tij një ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI