Flash

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

Lapsi.al 5 September 2018
Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj

Kutia e hapur e Pandorës nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Thaçi dhe Vuçiç nuk i ka lënë indiferente kancelaritë më të rëndësishme perendimore. Duket qartas se publikisht po përvijohen dy linja: ajo e një pjesë të administratës amerikane, e cila u përfaqësua nga deklaratat e John Bolton që u duk sikur i hapi dritën jeshile një rishikimi të kufijve serbo - shqiptarë, të cilës i janë bashkuar edhe zyrtarët e BE, Mogherini dhe Han dhe nga ana tjetër edhe kundërshtimi i fuqishëm i kancelares Merkel, qëndrimit të së cilës i është bashkëngjitur edhe Britania e Madhe.

Lexo më tej:

WSJ: SHBA dhe Gjermania mosmarrëveshje për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Zbulohet telefonata Merkel – Trump për kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës

Megjithëse Parisi zyrtar nuk ka ende asnjë deklaratë publike për këtë çështje, mediat e Beogradit e kanë renditur Francën në linjën e kundërshtarëve të ndryshimit të kufinjve. Sipas burimeve të tyre në konferencën e përvitshme të ambasadorëve udhëzimi ka qenë i qartë për mosndryshimine kufinjve.

Por, përpos lojës së madhe që luhet publikisht në sytë e publikut, po aq fuqishëm po luhet edhe në kulisa.  Deklarata e 22 gushtit nga Kievi e këshilltarit për siguri Kombëtare, John Bolton, ( citimi i plotë: Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të bëhemi pengesë dhe nuk mendoj se ndokush në Evropë do të bëhet pengesë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme"), nuk qe një rastësi. Më parë gazeta le Monde pati shkruar se ideja ishte përpunuar pas një takimi të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner (lexo poshte).

Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

“Ata lobistë të huaj që po e shtyjnë përpara këtë ide kanë tashmë të gatshme edhe hartat dhe ndryshimet që do të pëësojë kufiri mes dy vendeve. Këto harata dhe këto dokumenta gjenden edhe mbi tryezën e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit” tha për lapsi.al, një diplomat i lartë me qëndrim në Kosovë, që nuk pranoi të citohej. Po i njëjti burim konfirmoi se beteja tashmë ka zbritur edhe në Kosovë, ku sidomos shërbimet sekrete gjermane dhe britanike, si dhe diplomatët e këtyre vendeve, janë shumë aktivë. ‘Ata kanë kontaktuar me kundërshtarët e kësaj ideje dhe po punojnë si me LDK-në, si me Vetëvendosjen, po ashtu edhe me kryeministrin Haredinaj, për të siguruar edhe një mbeshtetje nga baza për kundërshtimin e marëveshjes, nëse ajo do të avancojë në qarqet diplomatike.

Pra sipas kesaj logjike, duke mos dashur të përballen me forcat që mund t’a mbështesin marrëveshjen që nga ShBA e deri tek Rusia, kundërshtarët e saj duan t’a vdesin atë që në vezë, duke luajtur kartën se lidhur me të nuk ka një konsensus mbarëkombëtar mes shqiptarëve.

I njëjti burim konfirmoi për Lapsi.al se të vetmit “që janë jashtë loje” janë diplomatët lokalë amerikanë të cilët nuk njohin detaje pasi tratativat për këtë çështje nuk kanë kaluar përmes Departamentit të Shtetit.

Por pavarësisht atyre duket se, deri më tani, forcat që e kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufijve janë në avantazh në Kosovë, sepse kanë arritur ta izolojnë dhe t’a lënë vetëm, mbështetësin e saj, presidentin Hashim Thaçi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI