Flash

Monica Lewinsky braktis intervistën pasi e pyesin mbi mardhënien e saj me Bill Clinton

Lapsi.al 5 September 2018
Monica Lewinsky braktis intervistën pasi e pyesin mbi mardhënien e saj

Monica Lewinsky ka ndërprerë në mes dhe është larguar nga një intervistë në Izrael, pasi iu bë një pyetje mbi marrëdhënien e saj me ish-presidentin Bill Clinton.

Përmes rrjetit social “Twitter”, ajo shpjegoi arsyen e largimit, për shkak të asaj që ajo e cilësoi si pyetje “tej limiteve”.

Gjithsesi, media izraelite “Channel 2 News” e falënderoi Lewinskyn dhe tha se respektonte “ndjeshmërinë” e saj mbi pyetjen e bërë.

Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë e ka thënë prej kohësh se, marrëdhënia e saj me Clintonin ishte “abuzim i rëndë pushteti” nga ana e tij. Lewinsky ishte 22 vjeç kur u përfshi nga një lidhje romantike me ish-presidentin e asaj kohe, plot 27 vite më të madh.

Lewinsky kishte mbajtur një fjalim në Jeruzalem mbi rreziqet dhe anët e mira të internetit dhe medieve sociale. Por, në momentin që asaj iu bë pyetja e papërshtatshme nga prezantuesja e “Channel 2 News”, Levi Yonit, ajo preferoi të ngrihej me qetësi e të largohej nga intervista.

Në një shkrim për “Vanity Fair” të vitit 2017, ajo ishte shprehur se çështja në fjalë kishte bërë që ajo të diagnostikohej me çrregullime stresi posttraumatik, pasi u godit publikisht nga mediet, nga rrjetet “online” dhe nga gjykata.

Në deklaratën e publikuar më vonë në Twitter, ajo tha se intervista në Jeruzalem duhej të ishte një “bisedë në vazhdën e temës së fjalimit të saj, jo një intervistë lajmesh”.

Pavarësisht reagimit të saj, “Channel 2 News” u justifikua se kishte zgjedhur të respektonte vendimin e Lewinskyt, edhe pse “pyetja e bërë ishte legjitime, e denjë dhe respektuese, dhe se në asnjë mënyrë nuk kishte shkuar përtej kërkesave të Lewinskyt”.

https://twitter.com/talschneider/status/1036689803025235968?s=21

Të këshilluara

Mariah Carey transformohet, 22 kile më pak

Në moshën 48-vjeçare dhe pasi kaloi një periudhë të vështirë me peshën e saj, tashmë Mariah Carey-t i është rikthyer buzëqeshja.kiole Ajo ka patur një  ndryshim...

13:27

Pas overdozës, Demi Lovato shet shtëpinë

Demi Lovato ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Hollivud. TMZ thotë se banesa ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë. Këngëtarja e bleu shtëpinë në sht...

11:28

Selena flet për fejesën e Justin

Justin i dha fund historisë kur deklaroi fejesën me modelen Hailey.Për herë të parë, Selena Gomez ka dhënë një intervistë për “Elle” ku ka rrëfyer se si është n...

10:24

Kourtney K kthehet me të dashurin më të ri

Marrëdhënia mes Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima duket se nuk ka përfunduar ende.Ata janë fotografuar së bashku në makinë, të pashqetësuar nga syri publi...

09:32

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI