Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Liga e Kombeve, rregullorja, datat e gjithçka duhet të dini...

Lapsi.al 5 September 2018
Liga e Kombeve, rregullorja, datat e gjithçka duhet të dini...

Të enjten nis kompeticioni më i ri i UEFA-s për përfaqësueset, Liga e Kombeve. Në 6 shtator Francë-Gjermani hap siparin e formatit të ri që synon rritjen e skuadrave kombëtare, duke zëvendësuar pjesën më të madhe të miqësoreve me ndeshje zyrtare e që në fund dhurojnë 4 vende për Euro 2020. 55 kombëtare do të ndahen në 4 liga, me nga 4 grupe secila.

KATER LIGAT

LIGA A

A1: Hollanda, Franca, Gjermania

A2: Islanda, Zvicra, Belgjika

A3: Polonia, Italia, Portugalia

A4: Kroacia, Anglia, Spanja

LIGA B

B1: Rep. Ceka, Ukraina, Sllovakia

B2: Turqia, Suedia, Rusia

B3: Irlanda e Veriut, Bosnja, Austria

B4: Danimarka, Irlanda, Uellsi

LIGA C

C1: Izraeli, Shqipëria, Skocia

C2: Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria

C3: Qipro, Bullgaria, Norvegjia, Sllovenia

C4: Lituania, Mali i zi, Serbia, Rumania

LIGA D

D1: Andora, Kazakistani, Letonia, Gjeorgjia

D2: San Marino, Moldavia, Luksemburgu, Bjellorusia

D3: Kosova, Malta, Ishujt Faroe, Azerbaixhan

D4: Gjibraltar, Lihtenshtein, Armenia, Maqedonia

RREGULLORJA E KALENDARI

- 55 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 4 Divizione, A-B-C-D, në bazë të renditjes të 11 tetorit 2017, ose më saktë në përfundim të kualifikueseve për Botërorin 2018. Në Ligat A e B janë përfshirë 12 skuadra, 15 në atë C e 16 në Ligën D. Janë parashikuar promocione dhe rrëzime dhe ndeshjet luhen me sistemin vajtje ardhje.

- Divizioni A: 12 skuadra ndahen në katër grupe: 4 fitueset e secilit grup do të luajë në Final Four (gjysëmfinale e finale) që do të përcaktojnë trofeun, ndërsa katër skuadrat më të këqija të secilit grup rrëzohen në Ligën B (nga ku ngjiten 4 më të mirat) për turneun e ardhshëm të 2020. E njëjta gjë për të gjithë divizionet.

- Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të zhvillohen në 6 seri nga shtator në nëntor 2018. Final Four ku marrin pjesë fitueset e grupeve, do të diskutohen në qershor 2019. Vendi që do të mirëpresë fazën e fundit të turneut do të vendoset në dhjetor 2018 mes 4 finalistëve.

Kalendari:

Seria 1: 6–8 shtator 2018

Seria 2: 9–11 shtator 2018

Seria 3: 11–13 tetor 2018

Seria 4: 14–16 tetor 2018

Seria 5: 15–17 nëntor 2018

Seria 6: 18–20 nëntor 2018

Shorti i fazës finale: starton në dhjetor 2018

Faza finale: 5–9 qershor 2019

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI