Numri 99 ka qenë i preferuari i Ilir Dajës që në kohën kur drejtonte Skënderbeun dhe tekniku tentoi ta merrte lojtarin në Korcë pa sukses, për shkak të vetos që vuri administratori Sinan Idrizi në atë kohë, ndaj dhe largimi i Danilo Alves që është trajtuar si rrallë të tjerë në Vlorë bëri cudi. Rikthimi është njësoj i ndjerë, a thua se kishte munguar prej vitesh: "Jam shumë i lumtur që rikthehem në këtë klub. I lumtur që erdha në shtëpinë time të dytë. Shpresoj në një vit më të mirë se ato që kaluan dhe që ekipi të fitojë trofe" shkruan këtë herë Alves.
Sulmuesi nuk është se ka qenë ekspert i portave, në 65 ndeshje me vlonjatët ka shkuar në gol 10 herë, ndërsa ka dhënë edhe 8 asist: shifra jo entuziaste, por që braziliani i ka anshkaluar me lojëra prestigji, sakrificë e vullnet që e bënë menjëherë beniamin të tifozëve.