Postimi në Tweeter i Jimmy Conrad, ish-futbollistit amerikan, në këtë aspekt është iluminues. “Deeney është Vardy. Pereyra është Mahrez. Capoue është Kanté. Foster është Schmeichel. U krye”. Në fakt, krahasimi është i gjetur. Mjafton të marrësh Deeney: një e kaluar në burg se rrahu një student në një pub, një raport me alkoolin jo shumë i thjeshtë dhe shumë gola, pavarësisht se sezoni i kaluar nuk shkoi shumë mirë. Natyrisht që të kujton djalin nga Sheffield që për 6 muaj luajti me byzylyk elektronik. E nëse vazhdon kështu mund të vijë edhe thirrja nga Southgate, ashtu si Vardy në moshën 30 vjecare.? Leicester 2014/15:
— Oddschanger (@Oddschanger) September 3, 2018
- Finished: 14th
- Points: 41
- Wins: 11
- Draws: 8
- Losses: 19
- Next season: Champions
? Watford 2017/18:
- Finished: 14th
- Points: 41
- Wins: 11
- Draws: 8
- Losses: 19
- Next season: ?
It couldn't, could it? ? pic.twitter.com/DVhkiH6YvG
Pereyra, ish-Udinese e Juventus, shkoi në Angli pas dy titujve kampion me bardhezinjtë. Djathtosh që luan edhe majtas, pikërisht si Mahrez. Për të në këtë sezon tre ndeshje e tre gola në Premier League. Mund të jetë viti i duhur, njësoj si për franko-algjerianin tek Leicester? Në mesfushë, për të ngjarë me Dhelprat, duhet një motor francez. Watford e ka edhe atë. Etienne Capouè, 30 vjec, me disa ndeshje edhe për përfaqësuesen, mund të mos jetë krejt Kanté, por e mban mesfushën e Gracia në nivele të larta. Për Foster, krahasimi me Schmeichel është i pashmangshëm. Sigurisht, mosha nuk luan në favor të portierit dhe shokëve të tij, por duke qenë se numrat luajnë një rol të rëndësishëm, atëherë nuk është e ndaluar që Watford të ëndërrojë …Is Claudio Ranieri managing Watford this season? Because they're winning the league, Leicester City-style!
— Jimmy Conrad (@JimmyConrad) September 2, 2018
Deeney is Vardy.
Pereyra is Mahrez.
Capoue is Kante.
Foster is Schmeichel.
It's happening.