Flash

Thesari i Ajax: 6 adoleshentët që kushtojnë 200 milionë euro

Lapsi.al 4 September 2018
Thesari i Ajax: 6 adoleshentët që kushtojnë 200 milionë euro

Skuadra fituese nuk ndryshohet... Por jo kur bëhet fjalë për Ajax. Hollandezët ndryshojnë gjithnjë me filozofinë për të zbuluar dhe rritur kampionët e ardhshëm të futbollit botëor. Akademia e Ajax është një nga më të suksesshmet. Edhe këtë herë nuk i zhgënjen pritshmëritë me të paktën 6 kampionë që vlejnë një thesar.

Emri i parë në listë është Kasper Dolberg (datëlindja 1997), xhevahiri i fundit i zbuluar nga John Steen Olsen: Eriksen e Ibrahimovic janë vepër e tij. E pikërisht me Ibran krahasohet talenti që po i befason të gjithë (vlerësimi rreth 20/25 milionë).

Pastaj është Matthijs de Ligt (datëlindja 1999) ndoshta lojtari më me prespektivë i skuadrës, simboli i Ajax. George Oigarar, mjeshtri i skuadrës B të hollandezëve, vitin e kaluar deklaroi: "Lojtarë si de Ligt lindin një herë në 100 vjet", kështu që nuk mund të cuditesh që 19 vjecari është titullar i palëvizshëm e zv/kapiten i Ajax (vlerësimi 40/45 milionë).

Andre Onana (datëlindja 1996), vitin e kaluar mori vendin e Jasper Cillessen që u transferua tek Barça. Shumë ndoshta do të vuanin moshën, por jo Onana. U bë lideri i mbrojtjes duke bllokuar portën (vlerësimi 15 milionë).

Donny van de Beek (datëlindja 1997), regjia e mesfushës i është besuar atij: pasime, gjeometri e vizion si pak të tjerë. Kur e sheh të luajë tregon maturi jo të zakontë, e sigurisht nuk e gjen tek shumë 21vjecare (vlerësimi 20/25 milionë).

David Neres (datëlindja 1997) një shigjetë në krahë, por që adaptohet edhe si mesfushor. Shpejtësia e teknika e bëjnë rrezikun numër 1 për mbrojtjet (vlerësimi 25 milionë).

I fundit, por jo për nga rëndësia është Frenkie de Jong (datëlindja 1997) një nga talentet më të pastër që futbolli hollandez shfaq në këtë moment (vlerësimi 25/30 milionë).

Të këshilluara

Kamza zgjedh trajner ish-lojtarin e kombëtares

Kamza nuk ka humbur kohë për të vendosur trajnerin që do të zëvendësojë në pankinë Bledar Devollin, të shkarkuar pas humbjes në Niko Dovana përballë Teutës, në ...

13:38

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI