Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Kuqezinjtë provokojnë Izraelin: "E provoi forcën tonë”

Lapsi.al 4 September 2018
Kuqezinjtë provokojnë Izraelin: "E provoi forcën

Ndeshja kundër Izraelit për Ligën e Kombeve po kthehet edhe në një sfidë ngacmimesh mes dy vendeve, që në eleminatoret e Botërorit 2018 u ndanë me nga një fitore secila. Kaq ka mjaftuar që izraelitët ti referohen fitores së nëntorit 2017 kur u imponuan 0-3, në një nga perfomancat më të dobëta të Shqipërisë së Gianni de Biasit.

Vetëm se Izraeli harroi "reston" e kthyer nga kuqzinjtë në shtëpi, me dy golat e Sadikut dhe një të Memushajt, që vendosi Shqipërinë në vendin e tretë të grupit.

Për tia kujtuar ka shërbyer konferenca për shtyp e Bekim Balajt dhe Ledian Memushajt, që kanë shigjetuar: "Nuk duhet të jenë kaq të sigurtë - tha Balaj - sepse e provuan forcën tonë në Izrael. Ata e dinë mirë se cfarë jemi të aftë të bëjmë, megjithatë do ta provojë fusha".

E përforcon provokimin e sulmuesit edhe autori i golit të tretë në Izrael: "rezultati i arritur atje nuk të gënjen. Kemi bërë një përfaqësim të rëndësishëm e shpresoj ta përsërisim. Ata duhet të shqetësohen", theksoi Memushaj

Mendimi i vetëm për futbollistët e kombëtares, është fitorja me Izraelin, duke qenë se është edhe e para nga dy takimet për Ligën e Kombeve. Pavarësisht mungesave në ambjentin kuqezi ndihet dëshira për të treguar forcën, sidomos pas rezultateve jo të mira në miqësoret e fundit.

Mungesat e Roshit e Sadikut pavarësisht se shumë të rëndësishme nuk e shqetësojnë shumë Memushajn. Gjërat nuk kanë shkuar mirë kohët e fundit për mesfushorin, mes kartonit të kuq në ndeshjen e fundit me kombëtaren dhe dëmtimit, por mesfushori ka bindjen se sekreti i Shqipërisë është forca e grupit ndaj dhe këto dy ndeshje do ta konfirmojnë: "Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm. Nuk besoj te një lojtar. Në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi", përfundoi vlonjati.

Për vijen e parë të sulmit, edhe pse nuk është Cikalleshi e as Sadiku gjërat nuk janë vendosur. Shkodrani Balaj është mirë fizikisht, duke qenë se edhe kampionati në Rusi ka disa javë që ka nisur, por për të fituar një vend në qendër të sulmit duhet të fitojë një rivalitet me Gurin. "Shresoj natyrisht të jem në fushë, por këtë e vendos trajneri. Pastaj rëndësi ka që cdo lojtar që thërritet në cështje të japë maksimumin, pavarësisht kush luan…"

Balaj ka një sugjerim edhe për teknikun Panucci: "Nuk para kemi luajtur me dy sulmues, e nëse tekniku mendon se është momenti i duhur unë jam gati. Loja nga krahët mund të funksionojë, duhet vetëm të përshtatemi në fushë dhe të japim maksimumin".

Në fakt kundër Izraelit dhe Skocisë do të jenë dy teste shumë të vështira, për më tepër që Panucci duhet të bëjë pa pedina të rëndësishme si Roshi e Sadikum ndërkohë që italiani ka bërë të ditur se në këto ndeshje do ti besojë eskperiencës…

Të këshilluara

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI