Flash

Crvena Zvezda kërcënon Shaqirin: “E di mirë çfarë e pret në Marakana…”

Lapsi.al 4 September 2018
Crvena Zvezda kërcënon Shaqirin: “E di mirë

Crvena Zvezda është kundërshtari që mund tia bëjë jetën të vështirë cdo kundërshtari, sidomos kur luan në Stadion Rajko Mitić, më mirë i njohur si Marakana. Në grupin C të Champions League, të zbresësh në fushë në shtëpinë e serbëve është një ferr për të gjithë. Por në vecanti për Xherdan Shaqirin.

Festimi në Botëror në ndeshjen kundër Serbisë, kur së bashku me shokun e skuadrës Xhaka, bënë shenjën e shqiponjës shqiptare, duke kujtuar origjinën e tyre kosovare, nuk i ka pëlqyer aspak në Beograd. Ambjenti në Marakana sigurisht nuk do ta presë me duartroktije sulmuesin. Liverpool Echo raporton fjalët e Zvezdan Terzić, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezda, që kërcënon Shaqirin: “Nuk mund ta imagjinoj se si një shqiptar mund të luajë me Crvena Zvezda. Kemi qenë gjithnjë një klub serb jo si Partizani që ishte jugosllav. E besoj se Shaqiri do të jetë në një presion psikologjik të madh, sepse e di se ku po shkon të luajë, e di se Zvezda është simbol i Serbisë. Nuk e di nëse do të arrijë të luajë“.

Një kërcënim me fjalë që sulmuesi shqiptar i di mirë, megjithëse Terzić tenton ta ulë dozën deri tek një sfidë sportive. “Natyrisht, si klub futbolli, ne i trajtojmë të gjithë kundërshtarët njësoj. Zvezda do të bëjë gjithcka që Shaqiri të ndihet se ka ardhur vetëm të luajë futboll dhe ta mbrojë nga situata të shëmtuara“. E lehtë ta thuash, por tifozët serbë mezi presin 6 nëntorin ditën e ndeshjes. Por ndoshta edhe Shaqiri...

Të këshilluara

Kamza zgjedh trajner ish-lojtarin e kombëtares

Kamza nuk ka humbur kohë për të vendosur trajnerin që do të zëvendësojë në pankinë Bledar Devollin, të shkarkuar pas humbjes në Niko Dovana përballë Teutës, në ...

13:38

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI