Shkodran Mustafi nuk do të dënohet për festën e tij “me shqiponjë” pas golit të shënuar ndaj Cardiff në Premier League. Mbrojtësi i Arsenalit i lindur në Gjermani në një familje shqiptares të Maqedonisë bëri gjestin që zuri menjëherë faqet e para të medieve britanike dhe jo vetëm.
Por Federata Britanike e futbollit konfirmoi se nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për këtë gjest. Për të njëjtin gjest u dënuan me gjobë nga FIFA, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas ndeshjes së Zvicrës me Serbinë në Botërorin e Rusisë. Mediat britanike e konsideruan këtë gjest me prapavijë politike dhe paralajmëruan penalizim për shqiptarin, por zyrtarët e FA nuk kanë gjetur asgjë të antisportive në këtë rast. ©LAPSI.al