Flash

Liga e Kombeve/ Kush mungon dhe kush vjen në kombëtare

Lapsi.al 3 September 2018
Liga e Kombeve/ Kush mungon dhe kush vjen në kombëtare

Liga e Kombeve është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kjo nuk u kuptua vetëm nga artikulimi që tekniku i përfaqësueses Christian Panucci bëri për tuneun e ri, ku kuqezinjtë janë pjesëmarrës në Ligën C bashkë me Izraelin dhe Skocinë. Sigurisht është më e thjeshtë të kalosh kundërshtarë të të njëjtit nivel, se të bësh llogarinë në kualifikueset e Euro-2020 me ekipe të dorës së parë si Franca, Spanja, Anglia, Kroacia apo Italia.

Në këtë pikë kombëtarja e Shqipërisë ka nisur me shumë seriozitet, por edhe shumë mungesa përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë. Duhen kaluar këta dy rivalë, duke fituar grupin, për të luajtur gjysëmfinalet më pas me tre fituesit e tjerë të Ligës C. Vetëm kampioni i Ligës merr të drejtën e prezantimit në Europian dhe njëkohësisht ngjitet një Ligë më lart. Vetëm se nuk është momenti më i mirë për të besuarit e teknikut Christian Panucci, mes shumë dëmtimeve dhe mungesës së minutave në këmbët e zgjedhjeve të tij të para.

"Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksenburgut. Nuk duhen nënvlerësuar dhe miqësoret. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Duhet të mbajë çdokush përgjegjësitë e tij”, komentoi Migjen Basha i rikthyer në përfaqësueses pas një mungese gati një vjecare.

Sigurisht ky është tregues sa të vështirë do ta ketë tekniku italian të dizenjojë një skuadër potenciale për të përsëritur suksesin e fundit ndaj izraelitëve, në kohën kur Shqipëria drejtohej nga De Biasi. Memushaj, Memolla, Aliji e Lenjani që nuk luajnë, por edhe Mavraj pa skuadër, e Grezda që vjen nga një dëmtim i gjatë nuk e bëjnë shumë optimiste situatën.

Duhet edhe pak fat mendon Basha, e ndërthurur me performancën më të mirë në fushë të atyre që do të përzgjedhë Panucci, në mënyrë që në Hamden Park të shkojmë me tre pikë dhe moralin lart.

"Gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip, ose disa të tjetër nuk kanë pasur shumë minuta, - vlerësoi mesfushori. E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit.

Dëmtimet e problemet mënjanë, sytë tashmë janë tek të rinjtë e përzgjedhur nga tekniku italian. Enea Mihaj mbrojtësi i Panetolikos dhe ai i Mariupol Besir Demiri janë frymë e re për përfaqësuesesn kuqezi, por të paktën në ndeshjen me Izraelin pa Sadikun e Cikalleshin sytë janë drejtuar nga Sindrit Guri: "Më vjen keq për dëmtimin e Roshit dhe Sadikut. Është diçka negative për kombëtaren. Kjo është gjëja më e keqe për çdo futbollist. Nuk gëzohem, se më krijohen më tepër hapësira. Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi" citoi shkodrani.

Goli i parë me kombëtaren është ai që nuk harrohet kurrë dhe për të gjithë, Gurin përfshirë, është mirë që sulmuesi ta shënojë kundër Izraelit, ku minutat e rezervuara për shtatlartin nuk do të mungojnë: "Sulmuesi futet në presion vetvetiu. Është një rol që ta krijon këtë gjë, nga mos shënimi i golit. Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë" përfundoi Guri që ka vënë edhe disponibilitetin e tij në duart e Panuccit për të luajtur në cdo pozicion që kërkohet, pavarësisht se është qendërsulmues natyral.

Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator në Elbasan Arena kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojë drejt Skocisë për të sfiduar Highlanders në Hampden Park.

Të këshilluara

Shqipëria gati për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë. Dy ndeshje shumë të rëndësishm, e që në fakt nuk e gjejnë ...

15:02

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI