Flash

Krichbaum godet sërish: Negociatat e Shqipërisë nuk janë të hapura

Lapsi.al 3 September 2018
Krichbaum godet sërish: Negociatat e Shqipërisë nuk janë

Deputeti i së djathtës gjermane Gunther Krichbaum ka goditur sërish. Ai ka pohuar edhe njëherë se ndryshe nga sa thotë propaganda qeveritare, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk janë automatikisht të hapura në vitin 2019. Ai ka treguar se përse deputetët e CDU-CSU, e bojkotuan darkën me Edi Ramën në Berlin dhe e ka kushtëtzuar përparimin e shqipërisë drejt BE-së me zgjedhjet locale të qershorit 2019.

Në një intervistë për Panorama, Krichbaum theksoi: “Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimi do të merret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu”. Deputeti i përtisë së Merkelit, pasi ka hedhur poshtë propagandën qeveritare se negociatat u hapën dhe Shqipëria mori një datë ka vënë si kusht edhe zgjedhjet e ardhshme loKale: “Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019” i tha ai të përditshmes shqiptare.

Ngezjen e shqipërisë në klasë këtë verë deputeti gjerman nuk e ka parë vetëm thjeshtë si çështje ekuilibresh politikë në mes vetë europës, por si dështim të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrat: “Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamentar CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshin reformat që priteshin nga grupi parlamentar për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojmë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit” ka thënë ai. De si për të përforcuar këtë ide ka shtuar: “… u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për hapjen e negociatave të pranimit”.

Në fund ai ka shuar kuriozitetin edhe për lajmin që u përhap në Tiranë se deputetët gjermanë bojkotuan një darkë të shtruar nga Rama në Berlin kur shkoi të lobonte për hapjen e negociatave. Krichbaun jo vetëm e ka ka pranuar këtë bojkot por ai ka theksuar se ai u krye si pasoj ne dhunës verbale që përdorën mediat pranë qeverisë. “Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrjen time në darkë. Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypjen se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara” ka thënë Krichbaum.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI