Flash

Hoeness këshillon PSG: "Kjo nuk është sjellje e një klubi të madh"

Lapsi.al 3 September 2018
Hoeness këshillon PSG: "Kjo nuk është sjellje e një

Merkato e verës e PSG ka lënë një shije të hidhur në Bavari. Shkaku që ka ndezur debatin është transferimi i dështuar i Jérôme Boateng. PSG ofroi 38 milionë euro për mbrojtësin, por Bayern Munich refuzoi ofertën. Ndërkohë drejtuesit e klubit gjerman theksuan se mënyra se si veproi në merkato Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique ishte e papërshtatshme.

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness për të përditshmen "Kicker" ka inkurajuar hapur drejtuesit e klubit francez që të distancohen nga Antero Henrique: "Unë do ta këshilloja PSG të zëvendësojë drejtuesin e tij të sportit. Nuk është njeriu i duhur për një klub të madh. PSG nuk duhet t'ia lejojë vetes një drejtues të tillë sportiv nëse dëshiron të jetë një nga klubet më të mira në botë".

"Ne kërkuam atë shifër (50 milionë euro), sepse nuk donim të largonim Jerome Boateng dhe menduam që PSG nuk do ta paguante këtë shumë. Menduam t'i bënim një favor trajnerit tonë (Niko Kovac), sepse ai donte ta mbante lojtarin", shtoi presidenti i Bayern Munich.

Para ndeshjes kundër Shtutgartit, edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, është rikthyer te ky debat: "Nuk dua të fyej askënd. Por dua të them: Nuk mund të bëni gjëra të tilla te Bayern Munich, veçanërisht kur bëhet fjalë për këtë lloj lojtari. Nëse një transferim duhet të ndodhë, shumë gjëra duhet të përshtaten. Ne duhet të jemi dakord, lojtari gjithashtu duhet ta dëshirojë transferimin dhe klubi tjetër duhet të tregojë interes për të, Por ne nuk e ndjemë në asnjë moment këtë. Edhe vetë Jerome më konfirmoi se taktikat e palës tjetër ishin të çuditshme".

Të këshilluara

Ze Maria pa justifikim: "Luajtëm si pula"

Një humbje e rëndë, shumë madje, ajo e pësuar nga Tirana në Loro Borici përballë Kukësit. Humbje që komplikon shumë pozitat e teknikut Ze Maria, që megjithatë s...

19:21

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI