Flash

Erdogan propozon tregti pa dollarin amerikan

Lapsi.al 3 September 2018
Erdogan propozon tregti pa dollarin amerikan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, propozon tregti pa dollarin amerikan. "Varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë përballë nesh. Prandaj ne propozojmë të fokusohemi mbi alternativën e bërjes tregti me valutat tona", tha Erdoğan në Samitin e 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Disa vende përpiqen t'i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast", tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe solidariteti mes shteteve turkike do të kontribuojë në funksionimin e drejtë të sistemit ndërkombëtar, shtoi Erdoğan.

Presidenti i Turqisë theksoi Ballkanin, Afrikën e Veriut dhe Palestinën nuk i konsiderojnë jashtë botës turkike.

"Derisa çështja palestineze të mos arrijë një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme, as vendosja e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar nuk do të jetë e mundur", deklaroi Erdoğan, duke riafirmuar zotimin për të vazhduar përpjekjet për paqe dhe drejtësi në rajonet si Palestina, Siria, Iraku, Jemeni dhe Afganistani.

Samiti mbahet në mikëpritje të presidentit të Kirgistanit Sooronbay Jeenbekov në Qendrën Kulturore Rukh Ordo.

Krahas presidentëve të Turqisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Uzbekistanit, edhe Hungaria si shtet vëzhgues është përfaqësuar nga kryeministri i saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI