Nicki Minaj së fundmi e quajti Eminem “burrin e saj”, ç’ka i bëri fansat të dyshonin se ata mund të ishin në një lidhje me njëri tjetrin.
“Eminem gjithmonë ka pasur një mendim pozitiv për reperen. Ai mendon se është shumë seksi dhe flitron shpesh me të” tha një burim pranë reperit. Gjithçka është e paqartë me Eminem i cili ka dëshirë ti lërë njerzit gjithmonë në dyshime, e ky rast po i çmend të gjithë.
“Ata kuptohen shumë mirë muzikalisht dhe janë miq shumë të mirë. Eminem e ka provuar një herë të ngatërrojë punën me jetën private dhe tani e ka të qartë që nuk do të rrezikonte për së dyti. Ai e do shumë Nicki-n por si shoqe, dhe kështu do të vazhdojë ” shtoi burimi pranë këngëtarit për HL.