Prej disa ditësh qarkullon lajmi i ndarjes së Seldit dhe Mimoza Shkodrës. Këto dyshime nisën që prej heqjes së fotove në profilet private të të dy këngëtarëve. Prej tyre ende nuk ka një konfirmim ose mohim të këtij lajmi edhe pse thashethemet vazhdojnë. Një tjetër detaj që po konfuzon fansat është, se të dy e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Lidhja e tyre ndoshta po zbehet për shkak të largëisë pasi Mimoza jeton ën Zvicër dhe Seldi në Tiranë, ose ndoshta po kërkojnë vëmendjen e munguar. Megjithatë tani pritet reagimi i tyre. Seldi dhe Mimoza Shkodra bënë publike lidhjen e tyre pothuajse një vit më parë, madje dhe e kurorëzuan dashurinë që kishin për njëri-tjetrin në fejesëë. Për një kohë të gjatë, çifti zuri një vend në faqet e para të medias rozë. Fill pas, ata filluan të shfaqeshin kudo bashkë, madje nisën dhe bashkëpunimin në muzikë. Ishte kënga "Dashni" ajo që i ktheu sërish në qëndër të vëmendjes. Por si çdo lidhje tjetër edhe ajo e Seldit dhe Mimozës ka hatërmetjet, mërzitë, zënkat e shumë e shumë të tjera. E përmbledhur me një fjali, asgjë nuk është perfekte.
