Flash

Ze Maria pa justifikim: "Luajtëm si pula"

Lapsi.al 2 September 2018
Ze Maria pa justifikim: "Luajtëm si pula"

Një humbje e rëndë, shumë madje, ajo e pësuar nga Tirana në Loro Borici përballë Kukësit. Humbje që komplikon shumë pozitat e teknikut Ze Maria, që megjithatë shfaqet i qetë pas ndeshjes, duke besuar se stiata do të ndryshojë.

Tekniku ka premtuar më herët se Tiranën duhet ta shohim pas javës së tretë, e në këtë pikë nuk ka më asnjë justifikim për rezultatet e munguara. "Luajtëm si pula, morëm dy gola që nuk mund ti pësojë një skuadër e organizuar. Eshtë për tu harruar mënyra si i pësuam golat, sidomos atë nga goditja e këndit. Duhet të përmirësohemi, ska rrugë tjetër. Kam premtuar pas ndeshjes së tretë so shihni Tiranën dhe unë por edhe lojtarët nuk kemi më justifikime. Tani do bëj zgjedhjet e mia dhe të shohim si do shkojnë gjërat" deklaroi Ze Maria.

Një pikë në tre javë është e pamjaftueshmë për ambicjet e Tiranës ndaj braziliani e di shumë mirë se cfarë ndodh nëse skuadra e tij nuk ndryshon kursin: "Duhet të shkarkojnë trajnerin po vazhdoi situata kështu, ky është futbolli. Unë do të përpiqem që të ndryshojë gjërat dhe kam bindjen se mund tia dal" përfundoi ish-lojtari i Inter që në këtë ndeshje i gëzohet të paktën golit të parë sezonal të të tijve që është shënuar nga një adoleshent si Muçi.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI