Flash

VIDEO/ Mustafi festoi me “shqiponjë”, por mund të dënohet

Lapsi.al 2 September 2018
VIDEO/ Mustafi festoi me “shqiponjë”, por mund të

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të dënohet për gjestin e bërë pas shënimit të golit kundër Cardiff në takimin e Premierleague të luajtur të dielën.

Futbollisti i lindur në Gjermani në një familje shqiptare me origjinë nga Maqedonia bëri “shqiponjën” me duar duke festuar golin e shënuar në minutën e 11-të të takimit. Gjesti u ka sjellë në vëmenfje të gjitahëve atë që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë në boterorin e Risisë.

“The Indipendent” shkruan se “Federata Britanike e Futbollit mund të marrë masa ndaj futbollistit pasi sipas tyre ky është një “gjest me përmbajtje politike”.

Gazeta sjell në vëmendje edhe rastin e Xhakës dhe Shaqirit të cilët u dënuan nga FIFA për sjellje antisportive. “The Indipendent” sjell në vëmednje tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve që ende nuk janë shuar.

Ndërsa “The Sun” shkruan se një gjest i tillë u ka sjellë shpesh probleme futbollistëve me origjinë shqiptare duke nënvizuar se edhe 26-vjeçari i Arsenalit nuk do të kalojë pa pasoja. “The Sun” shton gjithashtu se Federata Britanike mund ta konsiderojë këtë një gjest politik.

“Kur e pyetëm Shaqirin për gjestin në atë kohë tha vetëm: “Është vetëm emocion. Jam i lumtur që kam shënuar. Nuk ka gjë tjetër. Nuk dua të flas për më shumë” – shkruan The Sun. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=5U_HyZAHDSM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI