Flash

Tirana copëtohet, mes kontradiktave në shtëpi dhe një trajneri që i tundet pankina

Lapsi.al 2 September 2018
Tirana copëtohet, mes kontradiktave në shtëpi dhe një

Ishte një ndeshje deçizive për të dyja skuadrat, por në fund ai që del i fituar ishte Kukësi dhe Armando Cungu. Në presion bëhen gjithnjë gjërat më të mira dhe tekniku shkodran e mori forcën nga stadiumi i shtëpisë Loro Borici, por edhe nga një kundërshtar që e nisi ndeshjen me gabime, nga ata që kushtojnë.

Reginaldo ishte protagonisti absolut i ndeshjes me tre gola, i pari tregolësh me fanellën e Kukësit për mozambikasin, por paqartësitë difensive bardheblu ishin katastrofike. Goli i minutës së dytë, që dëshmoi edhe drejtimin që do të merrte ndeshja, erdhi nga një vendosje e pafalshme e prapavijës së Ze Marias, që lejoi të kapej në kundërsulm pas 120 sekondash. Më keq se kaq...

Kukësi cinik por eskpert për Tiranën e brishtë mjaftoi të dominonte rezultatin, sepse për sa i përket lojës edhe Tirana bëri pjesën e saj. Reginaldo ndëshkoi cdo herë që doli përballë Likës, madje duke goditur edhe në atë pak shpresë që iu krijua Tiranës nga goli i Mucit. E megjithatë, kjo fitore nuk e bind Cungun të shprehet se skuadra e tij është për titull: "Të gjithë janë për titull po ti dëgjosh dhe unë nuk dua të jem në të njëjtën deklaratë - tha Cungu pas ndeshjes. Kjo fitore është e rëndësishme dhe duhet të vazhdojmë kështu nëse duam që të luftojmë për titull. Kemi bërë mirë dhe Reginaldo na ndihmoi shumë, sidmos me golin e tretë që nuk e lejoi Tiranën të besonte".

Tirana edhe në vigjilje e kishte atmosferën të tensionuar, për shkak rezultatesh të munguara, por edhe për disa debate më tepër mes trajnerit dhe lojtarëve. Nuk ka qetësi në kampin e 24 herë kampionëve të ndarë në fronte brenda klubit, por edhe në shkallët e stadiumit.

Sherri i shpërthyer mes tifozëve të Tiranës, pas koreve të "Tirona Fanatics" kundër presidentit Halili, që solli edhe përleshjen me ata që nuk e pëlqyen kontestimin ndaj numrit 1 të klubit, tregon se Tirana është e copëtuar dhe duhet më shumë se një fitore (që edhe ajo mungon) për të qepur të carat.

Tre zëvendësime në pjesën e dytë, me rifillimin e lojës, është një tjetër shpjegim që Ze Maria duhet ta japë sepse në rastin e parë mund të jetë zgjedhje taktike e gabuar, ose përgjigje e munguar nga një pjesë e mirë e skuadrës. Për Tiranën nuk ka më justifikime: 1 pikë në 3 ndeshje është një mesatare për rënie nga kategoria dhe tekniku e di mirë këtë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI