Flash

Goditësi më i shpeshtë i portës në Europë nuk ka shënuar asnjë gol: është Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 2 September 2018
Goditësi më i shpeshtë i portës në Europë nuk ka

Mungesa e golit për Cristiano Ronaldon i ka befasuar tifozët e Juventus, që i kishin imagjinuar golat e portugezit me fanllën bardhezi. Por surprizisht, debutimi me ngjyrat e reja nuk është pagëzuar me golin e pesë herë Topit të Artë. Kjo nuk do të thotë aspak se CR7 nuk ka provuar me të gjitha mënyrat për tu zhbllokuar.

Mjafton të mendosh që luzitani është juventini që ka goditur më shumë drejt portës kundërshtare: 23 herë në tre ndeshje, të shpërndara në mënyrë shumë të barabartë mes tyre. Nëntë herë ka tentuar kuadratin e Sorrentinos në Bentegodi, në tetë raste është munduar të kalojë murin e ngritur nga Strakosha e në gjashtë goditje ka gjetur përballë Sepe.

Jo vetëm kaq, por në Europë nuk gjen asnjë lojtar, në kampionatet më të forta të kontinentit, që të ketë tentuar kuadratin e portës më shumë se Cristiano Ronaldo. E megjithatë gol nuk ka, por durim...

Nuk është hera e parë që CR7 vonon në takimin me golin, por ajo që është e sigurtë është se portugezi është si motor diesel. Kur fillon nuk di të ndalet. Që kur kaloi në Manchester, në 2003, kampioni është zhbllokuar në ndeshjen e parë vetëm në 5 raste, katër nga të cilat me Real Madrid. Por në përgjithësi fillimet e Ronaldos nuk kanë qenë të frikshme edhe në vitet më të mirë.

Në 2007/08, sezoni i parë me Champions League në karrierë, në tre daljet e para Ronaldo nuk shënoi asnjë gol. I njëjti diskutim për sezonin 2010/11 e për vitin e fundit me Los Blancos. Në katër raste, CR7 ka shkuar në gol vetëm një herë në tre ndeshjet e para, por pa vazhduar të shënojë në javët e ardhshme.

Ronaldo nuk është tipi që kondicionohet nga emocionet e debutimit. Nëse tre ndeshjet e para me bardhezinjtë nuk kanë sjellë gol, kur debutoi me Real portugezi ka shënuar gol në të tre takimet e para. Kështu, tifozët bardhezinj duhet vetëm të kenë besim, goli i Ronaldos është vetëm cështje kohe.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI