Flash

Dokumenti/ Deputetja e PD: Ku mashtroi Rama me “librat falas”

Lapsi.al 2 September 2018
Dokumenti/ Deputetja e PD: Ku mashtroi Rama me “librat falas”

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e konsideron farsë. Mashtrim dhe shoë veprimin e kryeministrit Rama që u shfaq në Tv duke shpërndarë libra falas. Me anë të një statusi në Facebook, Vokshi ka sqaruar të vërtetën që sipas saj fshihet pas “librave falas” të Edi Ramës. Deputetja e PD-së thotë se u janë dhënë në përdorim nxënësve dhe nuk u janë falur, që do të thotë se prindërit do të paguajnë shumë më tepër në rast se një libër dëmtohet.

“Bamirësi shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama. Rama sot mashtroi pasi asnjë vend i rajonit apo i Europës nuk i jep librat në përdorim, por i jep #FALAS, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj.

Prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse fëmijët i zhgarravisin apo i grisin, do gjobiten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekset vetë” – shkruan Vokshi.

“Rama sot nuk foli sot për rritjen e cmendur të cmimit të librave shkollorë nga 35-50%. Rama nuk foli sot pse nuk ia siguron librat edhe fëmijëve të klasave të tjera të arsimit të detyrueshëm (klasat 5-9). Rama nuk foli sot për mbylljen e 7 shkollave kolektive në Vlorë apo për flakjen në rruge të dhjetëra mësuesve po në Vlorë në prag të vitit të ri shkollor” – shkruan deputetja e PD-së që premton se Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm. ©LAPSI.al

No automatic alt text available.

Të këshilluara

Drita e syve tek fëmijët tuaj

Mezi prisni që fëmijët tuaj të eksplorojnë botën jashtë. Deri tani çdo gjë ka qenë nën mbikqyrjen tuaj. Sot ai është më i madh dhe do të shohë e zbulojë përmes ...

14:02

Shansi i dytë i Greqisë

Për tetë vjet me radhë BE demonstroi solidaritet të madh dhe tregoi që është e mundur që së bashku të arrihen rezultate të habitshme. Riparimi i rastit për fali...

13:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI