Flash

Pogba i kërkon United shitjen tek Juventus në janar

Lapsi.al 2 September 2018
Pogba i kërkon United shitjen tek Juventus në janar

Mesfushori francez i Manchester United, Paul Pogba, nuk gjen paqe në Angli dhe mendon cdo ditë e më shumë rikthimin tek Juventus. Në ishull janë të sigurtë se tani cështja ka marrë drejtim të pakthyeshëm: francezi i ka komunikuar United se dëshiron të largohet nga Manchester për tu kthyer tek Juventus që në janar.

Sipas 'Daily Express' mesfushori francez e ka bërë zyrtar vendimin e tij, duke i shprehur dëshirën Djajve të Kuq që të shpejtojnë me shitjen e tij në merkaton e janarit.

Lajmi është i bujshëm, por nuk çudit askënd, duke patur në konsideratë raportet e këqija mes lojtarit e Josè Mourinho. Madje që në verë u përfol shumë një transferim i Pogba me destinacion Juventus ose Barcellona. Në fund Pogba qendroi tek United, por, është i vetëm në shtëpi.

"Nëse nuk je i lumtur, nuk mund të japësh maksimumin. Ka gjëra që nuk mund ti them se pastaj marr gjobë", ishte deklarata e Pogba pak kohë më parë, ndërsa Mourinho i përgjigjej: "Po punon dhe luan mirë. E bën për skuadrën dhe tifozët, kjo është ajo që dua nga lojtarët e mi".

Megjithatë transferimi i një lojtari si Pogba gjatë merkatos së janarit mbetet i komplikuar. Vështirë se Manchester United do të pranojë të privohet nga francezi në mes të sezonit e për më tepër për ta sjellë francezin në Torino duhet një sforco ekonomike e madhe nga Juventus.

Sidoqoftë, sipas rregullave të reja, Pogba mund të luante rregullisht në Champions me bardhezinjtë që në grup janë shortuar bashkë me Manchester United.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI