Flash

Historia pak e panjohur e vëllait te vetëm të Ahmet Zogut

Lapsi.al 1 September 2018
Historia pak e panjohur e vëllait te vetëm të Ahmet Zogut

Në histori njihen gjerësisht vetëm motrat e Ahmet Zogut. Por, ai ka pasur edhe një vëlla nga ana e babait.

Quhej Xhelal Zogu dhe ishte vëllai i madh i Ahmetit.

Xhelali ka qenë tre herë deputet në vitet 1924 deri në 1928.

E la politikën pas shpalljes së Monarkisë në vitin 1928 dhe në kuadër të reformës agrare që bëri vëllai i tij, dhuroi vullnetarisht një sipërfaqe të madhe të pronave që zotëronte.

Konsiderohej si njeri shumë bujar e zemërmirë, sidomos te të varfërit, ndoshta edhe për vetë faktin se ka pasur një jetë familjare plot me tragjedi.

U martua 4 herë dhe jeta familjare e tij u shënua nga tragjedi (vdekja e disa fëmijëve dhe e njëres bashkëshorte).

Pavarësisht se ishte fëmija i madh, në vitin 1911, pas vdekjes së babait, roli i beut apo guvernatorit të Matit i kaloi vëllait të vogël 16 vjeçar, Ahmet.

Pas pushtimit Italian në 1939, ai emigroi bashkë me Familjen Mbretërore.

Në vitin 1944 u nda nga jeta.

Të këshilluara

Historia e fotos ku nusja qan e tmerruar!

Dasmat shqiptare para viteve 90-të nuk kanë qënë aspak të zakonshme. Michel Setboun hyn tek ata fotografë të huaj që kanë patur mundësi të shohin disa prej tyre...

13:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI