Flash

Flamurtari kap kreun. Katastrofë e Luftëtarit, pa pikë në tre ndeshje

Lapsi.al 1 September 2018
Flamurtari kap kreun. Katastrofë e Luftëtarit, pa pikë në

Flamurtari kap kreun e klasifikimit në javën e tretë të Superiores, duke mundur në Gjirokastër Lufëtarin me një gol të Tomislav Busic. Ilir Daja mund të jetë i qetë për skuadrën etij, gjë që nuk mund të thuhet për Kostic që i ka orët e numëruara.

Nuk mbahet mend start më i keq për gjirokastritët, që në tre javët e para të kampionatit nuk kanë marrë asnjë pikë, madje për të përkeqësuar statistikën shërben fakti se dy nga tre Luftëtari i ka luajtur në shtëpi.

Tekniku Kostic vazhdon të deklarojë cuditërisht se gjërat do të përmirësohen dhe se mungon eksperienca, duke harruar ndoshta se një pjesë e mirë e këtij ekipi sezonin e kaluar e kishte eksperiencën kur luante futboll të bukur dhe u kualifikua në zonën europiane të renditjes

"Sigurisht, unë kam përgjithësit e mia. Po punojmë shumë për t’u rregulluar. Na mungon përvoja dhe eksperienca. Kam besim te lojtarët dhe në ditët e ardhshme do të përmirësohemi" që pavarësisht se nuk e jep dorëheqjen, duket se nuk e ka të gjatë në Gjirokastër, ku rezultatet shtrëngojnë, edhe pse është vetëm fillimi i kampionatit, ndërsa javën e ardhshme do të jenë vizitorë në kryeqytet përballë Tiranës.

Flamurtari në anën tjetër sheh cdo gjë të shkojë sipas planit. Strategjia me sjelljen në Vlorë të Ilir Dajës është e suksesshme dhe tekniku po merr rezultatet edhe më shpejt se pritej.

Ndoshta duhet pak punë në aspektin ofensiv, një gol i Busic e të paktën tre raste të tjera të humbura nga kroati, por gjërat do të jenë shumë më ndryshe me rikthimin e pashpresuar të Danilo Alves dhe rikuperimin e Torassa.

"Ngaqë jam bërë pak vlonjat tani, nuk jam aq shumë i kënaqur. Duhet të administrojmë më shumë, Kemi pasur edhe lëvizje në pozicione natyrale. Do të vijnë Alvesh dhe Torasa dhe do të jemi mirë. Edhe me mungesën e këtyre kemi qenë mirë por duhet të përmirësohemi" deklaroi pas ndeshjes tekniku, që duhet të bëhet gati të presë të kaluarën e tij javën e ardhshme në Vlorë, kur përballë Flamurtarit do të jetë Skënderbeu.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI