Flash

Rasti i paprecedent, Partizani i bën "ndere" rivalëve të Superiores

Lapsi.al 31 August 2018
Rasti i paprecedent, Partizani i bën "ndere" rivalëve

Partizani është i destinuar të jetë pretendent për titull, për histori, për mbështetje, për emër, e për 25 vitet e pritjes për ti parë edhe një herë kampion të kuqtë. Sigurisht që të gjithë e dinë, nga tifozët tek drejtuesit, vetëm se mënyra e funksionimit është e pakuptushme.

Merkato e c'rregullt, lojtarë që vijnë të trumpetuar, por largohen pa lënë gjurmë, akoma dhe më keq pastaj, kur mosmarrëveshjet në një amulli të plotë ku ndodhet klubi në këtë start kampionati e bëjnë të largohen njëri pas tjetrit lojtarë, të cilëve i zgjidhet kontrata me mirëkuptim, duke bërë të mundur kështu përforcimin e kundërshtarëve direkt me minimumin e shpenzimeve (dmth vetëm rrogën e lojtarëve).

Ai që nuk fiton, jo vetëm kaq, por humbet është Partizani, që lëvizjen e fundit flagrante e bëri në ditën e fundit të merkatos. Zgjidhja me mirëkuptim e kontratës së Gerhard Prognit ishte e fundit e llojit. Sulmuesit iu desh vetëm katër orë për të gjetur sistemim në Durrës, aty ku e njihnin mirë aftësinë e 31 vjecarit.

8 gola në 33 ndeshje ka shënuar tropojani me të kuqtë, por me Gegën gjërat ndryshuan. Mund të jetë edhe e vërtetë se sulmuesi zgjodhi të largohet nga Partizani se nuk ishte zgjedhje e parë, por po ashtu e vërtetë është se një klub që kërkon titullin nuk mund të lejojë përforcimin e kundërshtarëve e gratis madje.

Idriz Batha e Blerim Kotobelli po kontribuojnë fort për atë Flamurtar që nën drejtimin e Ilir Dajës konsiderohet për titull. Partizani vetëm i dha viston e largimit. Cani, pasi u pagua pafundësisht shtrenjtë u largua me shumë dëshirë dhe klubi e falenderoi, Abdurrahimi u la i lirë, edhe pse cilësitë teknike të tij kishin bërë tifozët ta mbështesnin deri në fund, e tani edhe Progni me destinacion Teutën.

Klubet e Superiores duhet ta falenderojnë Partizanin për punën që po bën në merkato, në dalje se në hyrje, sulmuesi mbetet imazh idilik në mendjen e Skënder Gegës, që duhet të mjaftohet me Rubin Hebajn e të shpresojë se Cardozo do të rikuperojë shpejt e do të luajë shumë më mirë se sezonin e kaluar. Në të kundërt zgjidhja është e thjeshtë në janar mund ta marrë kush të dojë...

Të këshilluara

UEFA fikson datën për përdorimin e VAR

UEFA planifikon të nis përdorimin e VAR për herë të parë me rastin e Superkupës vitin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në Stamboll më 14 gusht 2019 midis fituesi...

12:59

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI