Flash

Personazhet që u dashuruan me njerëzit e “thjeshtë”

Lapsi.al 31 August 2018
Personazhet që u dashuruan me njerëzit e “thjeshtë”

Këto janë disa prej atyre rasteve kur VIP-at janë dashuruar me njerëzit e thjeshtë:

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn

Ata u dashuruan në shkollën e mesme “Thomas Mills High”  në Framlingham, dhe filluan të takoheshin në vitin 2015-të. Cherry jetonte dhjetë kilometra larg shtëpisë ku u rritën, shpjegoi ajo në një intervistë. Ata tashmë janë burrë dhe grua dhe u martuan në fshehtësi të plotë.

Savannah Mohaney, Eden Mahoney, Tom Mahoney, Marcia Cross

Aktorja e njohur e “Desperate Houseëives është martuar me ndërmjetësin e saj me të cilin tashmë ka dy binjakë.

Julia Roberts dhe Danny Moder

Aktorja Julia Roberts u martua me një kameraman të cilin e njohu gjatë disa xhirimeve dhe quhej Danny Moder.

Aaron Paul dhe Lauren Parsekian

Paul gjeti famën e tij fal Breaking Bad, dhe në Coachella ai u takua me bionden bukuroshe, një nga krijueset e fushatës Kind, një shoqatë jofitimprurëse.

Jeff Bridges dhe Susan Geston

Ai është një nga ikonat e industrisë së filmit dhe kur ai po filmonte Rancho Deluxe, gjatë një pushimi midis regjistrimeve, ai e kishte takuar këtë kamariere mjaft simpatike në një klub. Ata krijuan një mardhënie dashurie dhe  kanë qenë së bashku që nga viti 1977.

Eddie Redmayne dhe  Hannah Bagshawe

Kjo mardhënie e dashurisë lindi  në fakt nga ekonomia që kur aktori fitoi çmimin Oscar. Partnerja e tij ishte menaxhuesja financiare dhe ata krijuan një romancë të veçantë.

Meryl Streep dhe Don Gummer

Historia e Meryl Streep dhe skulptorit Don Gummer është vërtetë një çështje fati. Ai ishte një mik i vëllait të saj dhe në atë periudhë aktorja po kërkonte një shtëpi . Ka qenë pikërisht ai që më pas u bë partneri i saj Gummer, që e ftoi të qëndronte  në shtëpinë e tij nga ku lindi edhe dashuria mes të dyve dhe më pas u martuan.

Vince Vaughn dhe Kyla Weber

Ai është një nga aktorët më të njohur ndërsa ajo është një agjente imobilare. Ata u njohën rastësisht duke përfunduar në një romacë dashurie dhe Kyla mori shumë nga fama e Vince.

Luciana Barroso dhe Matt Damon

Ajo punonte prapa një bari në Miami dhe krejt papritur një tip i cili quhej Matt Damon u afrua duke e ngacmuar. Nga ai moment jeta e saj ka ndryshuar sepse ata krijuan një romancë dashurie dhe Luciana arriti të bëhej e famshme dhe shumë dyer përsa i përket jetës profesionale iu hapën.

Të këshilluara

Chiara Ferragni tregon fustanin e nusërisë

Chiara Ferragni dhe Fedez do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 1 shtator, në një festë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në Siçili. Një ndër ...

16:12

Pornostarja jep detaje intime rreth Trump

Ylli pornografik Stormy Daniels, së fundmi ka bërë një deklaratë për Trump. Dhe sigurisht që kjo deklaratë merr një rëndësi tjetër kur bëhet fjalë për presid...

15:16

Ushqimi shqiptar i preferuari i aktorit turk

Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk. Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediet ...

14:32

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI