Flash

Luka Modric: "Jam shumë i lumtur te Real Madrid"

Lapsi.al 31 August 2018
Luka Modric: "Jam shumë i lumtur te Real Madrid"

Luka Modric është ylli i ri i Real Madridit. Lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2018 ku udhëhoqi Kroacinë në finale, për t'u mundur më pas nga Franca. Përveç arritjes me kombëtaren e tij, mesfushori i Merengues ishte protagonist i një sezoni të madh edhe me Real Madrid me të cilin vitin e kaluar fitoi trofeun e tretë radhazi të Champions.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus, Luka Modric u përfol për një transferim tek Inter. Por ndërkombëtari kroat ka siguruar se do të vijojë të luftojë për të njëjtat ngjyra edhe gjatë sezonit 2018-2019, ato të Real Madridit.

Pas ceremonisë së çmimeve të UEFA-s ku u vlerësua si "Lojtari më i mirë i Vitit" dhe hedhjes së shortit për grupet e Champions, Modric  shprehu sërish dashurinë e tij për Los Blancois: "Unë jam në klubin më të mirë në botë, dua të jem këtu. Unë nuk jam i lumtur, por jam shumë i lumtur që jam këtu, shumë i qetë dhe dua të vazhdoj të bëj të njëjtat gjera si gjashtë vitet e fundit ".

"Siç kam thënë më parë, jam shumë i lumtur që jam këtu, kam punuar për të arritur nivelin më të lartë të mundshëm, kështu që falënderoj Zotin që jam këtu. Ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, kështu që jam i gëzuar, ne duhet të vazhdojmë të punojmë", shtoi Luka Modric, i cili në garën për çmimin e "Lojtarit më të mirë të vitit" fitoi ndaj kadidaturës së ish-shokut të tij të skuadrës Cristiano Ronaldo dhe yllit të Liverpool Mohamed Salah.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI