Flash

Inzaghi injoron Marseille: "Më kujtohet kur i bëra poker"

Lapsi.al 31 August 2018
Inzaghi injoron Marseille: "Më kujtohet kur i bëra poker"

Lazio e Simone Inzaghi ka gjetur përballë në shortin e Monte Carlos francezët e Marseille, në fazën e grupeve të Europa League. Tekniku i Lazios nuk është aspak i shqetësuar nga fakti që shorti nuk ka qenë dashamirës me skuadrën e tij, por e kujton Olympique me mbrëmjen më të bukur europiane të karrierës së tij.

Në 14 mars 2000, atëherë sulmuesi bardhekaltër hyri në historinë e Champions League duke realizuar 4 gola ndaj francezëve, i vetmi italian që e kishte bërë këtë gjë. "Më kujtohet ajo natë, ishte një mbrëmje e madhe dhe e vetmja gjë që dua është ta përjetoj edhe njëherë. Natyrisht ndryshe, sepse tani nuk zbres dot më në fushë vetë". Una notte magica per la Lazio e per l'attuale allenatore.

Në Olimpico bardhekaltrit fituan atë ndeshje me rezultatin 5-1 (gol edhe Boksic) e atëherë sulmuesi humbi edhe një 11 metërsh të fituar nga po vetë ai. 18 vjet më vonë Inzaghi gjen përsëri Marseille në rrugën e tij europiane: por këtë herë për të shënuar duhet të mendojnë Immobile e të tjerët...

Sfida e dyfishtë me Olympique është një lloj derbi në fakt për Lazion, duke qenë se rivalët drejtohen nga ish-tekniku i Romës, Rudi Garcia e në mesfushë kanë marrë po nga Roma, Kevin Strootman.

Të këshilluara

UEFA fikson datën për përdorimin e VAR

UEFA planifikon të nis përdorimin e VAR për herë të parë me rastin e Superkupës vitin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në Stamboll më 14 gusht 2019 midis fituesi...

12:59

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI