Flash

Çmenduria e Veliajt me betonin/ Numri i lejeve në Tiranë rritet me 61%

Lapsi.al 31 August 2018
Çmenduria e Veliajt me betonin/ Numri i lejeve në Tiranë rritet

Sektori i ndërtimit është para një perspektive pozitive për shkak te numrit të madh të lejeve që po jepen në qytetet kryesore për të ndërtuar. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtëmujorin e parë të vitit numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65 për qind në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe shihet të jetë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhanë gjithsej 164 leje në gjashtëmujorin e parë, me një rritje 61 për qind në raport me vitin e kaluar. Ato zunë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve të dhëna në të gjithë territorin e vendit.

Vetëm në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 % .

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m 2 , nga rreth 229.387 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.

Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë e rigjallërimit të lejeve të ndërtimit. Në vitin 2017,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Por kjo rritje e lejeve të ndërtimit nuk po shoqërohet nga zgjerimi i huasë për këtë sektor, në një tregues indirekt se lulëzimi i ndërtimit nuk po financohet në pjesën më të madhe nga kreditë bankare.

Më herët bankierët kanë pohuar për Monitor se nuk e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori, madje janë të frikësuara se kjo mund të kthehet në një bumerang në afatin e gjatë. Ata pohojnë se për këtë kanë diskutuar dhe me autoritetet shtetërore, duke i paralajmëruar se po shtrohet rruga drejt një flluske.

Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re./ Monitor

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI