Flash

BE do të diskutojnë rregullimin e kriptomonedhave

Lapsi.al 31 August 2018
BE do të diskutojnë rregullimin e kriptomonedhave

Ministrat e ekonomisë dhe financave të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim informal për të folur për rregullimin e monedhave kriptografike dhe shtrëngimin e masave raportoi Bloomberg.

Sipas një draft të parë nga Bloomberg, pjesëmarrësit do të diskutojnë mungesën e transparencës dhe potencialin që kanë monedhat kriptografike në evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Takimi thuhet se do të mbahet më 7 Shtator në Vjenë të Austrisë.

Autoritetet financiare Evropiane vazhdimisht kanë paralajmëruar konsumatorët rreth Ofertave Fillestare të Monedhave ICO.

Gjithashtu ato kanë folur për bursat e parregulluara të cilat operojnë jashtë sistemi financiar global, që do të thotë se nëse investitorët humbasin para, ata nuk mbrohen nga ligji.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve drafti thotë se ICO-të kanë arritur të ngrisin kapital.

Të këshilluara

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës

Nga Joschka Fischer Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që ...

21:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI