Luka Modric mund Cristiano Ronaldo dhe fiton për herë të parë "Player of the Year", çmimin për lojtarin më të mirë absolut të akorduar nga UEFA. CR7, i cili mugoi në ceremoninë që u zhvillua në Monte Carlo, dështoi të fitojë për të katërtën herë këtë çmim dhe ngushëllohet me trofeun e sulmuesit më të mirë të vitit. I pashpresë Buffon: është Navas portieri më i mirë i vitit. Real Madrid shkëlqen gjithandej: Modric si mesfushori më i mirë, Ramos mbrojtësi më i mirë.
KEYLOR NAVAS PORTIERI MË I MIRË
Portieri i Real Madrid ka fituar cmimin si portieri më i mirë duke lënë pas Gigi BUffon i vetmi italian mes kandidatëve dhe brazilianin Alisson të Liverpool
SERGIO RAMOS MBROJTËSI MË I MIRË
Spanjolli Sergio Ramos është vlerësuar për të dytën herë radhazi këtë cmim. Në këtë garë, mbrojtësi i Los Blancos mundi shokët e skuadrës Marcelo dhe Varane.
LUKA MODRIC MESFUSHORI MË I MIRË
Siç pritej, Luka Modric ka fituar cmimin UEFA si mesfushori më i mirë. Duke këbë pas shokun e skuadrës Toni Kroos dhe mesfushorin belg të Manchester City, Kevin De Bruyne.
RONALDO SULMUESI MË I MIRË
Cristiano Ronaldo, 15 gola të shënuar në Champions League e fundit, ka fituar çmimin si sulmuesi më i mirë. Pas shpinës së tij rivali i përjetshëm Leo Messi dhe sulmuesi i Liverpool Momo Salah.

Ndërkohë përpara hedhjes së shortit David Beckham është nderuar me çmimin "President i UEFA" për arritje të mëdha në futboll, profesionalizëm dhe cilësi shembullore.