Flash

Uefa, mes CR7 e pokerit është Modric: sfidë dyshe për Lojtarin e Vitit

Lapsi.al 30 August 2018
Uefa, mes CR7 e pokerit është Modric: sfidë dyshe për

Cmimi për sulmuesin më të mirë, duke patur parasysh 15 golat e realizuar në Championsin e fundit, vështirë se mund ti shpëtojë. Diskutimi bëhet përsa i përket trofeut "Lojtari i Vitit", që i jepet lojtarit më të mirë e të cilin Cristiano Ronaldo e ka fituar për tre herë, në 2014, 2016 e 2017. Në rrugën e portugezit të Juventus këtë herë është ish-shoku i skuadrës, me të cilin pak kohë më parë ngriti lart trofeun e tretë radhazi të Champions me Real. Luka Modric falë edhe një Botërori të jashtëzakonshëm do të jetë rivali i tij kryesor edhe për trofeun FIFA BEST (në 24 shtator), por edhe për Topin e Artë (në dhjetor). Vështirë se mes dy kampionëve mund të përfshihet, të paktën për garën e sotme, me rastin e shortit të fazës së grupeve të Champions, Mohamed Salah: egjiptiani i Liverpool është i treti i nominuar nga Uefa, por kuotimi i tij është inferior.

Megjithatë, në Monaco është koha për sfida të mëdha. Nëse CR7 luan cmimin e sulmuesit më të mirë me Messi e Salah, atë të mesfushorit më të mirë Modric do ta diskutojë me Kroos e De Bruyne. Për kapitullin mbrojtës është një garë e gjitha madrilene me përplasjen Marcelo-Ramos-Varane, ndërsa në portë Buffon sfidohet nga Alisson e Keylor Navas. Cmimin e karrierës do ta marrë David Beckham.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI