Flash

Tragjedia që prishi statistikat e Ramës

Lapsi.al 30 August 2018
Tragjedia që prishi statistikat e Ramës

Po të mos ishte për tragjedinë e Selenicës do kishim rekordin më të ulët të vrasjeve. Po të mos ishte për qindra mijë azilkërkuesit, do ishim në BE. Po të mos aplikonin mbi 350 mijë për llotarinë amerikane, do ishim komb optimist. Po të mos dilte mjerimi sheshit, nuk do ishim vendi më I varfër në Europë. Për kaq pak po i humbasim rekordet. Tek këto ngjarje të jashtëzakonshme, të pashpjegueshme, e sheh kryeministri tersin e qeverisjes. Këto ngjarje për të janë statistikë. 

Ata që u habitën pse nuk i ngushëlloi 8 viktimat e pafajshme të Selenicës, ata që u revoltuan pse të nesërmen u mundua ta fshinte tragjedinë me një mëngjes të lumtur që ndodh vetëm në murin e facebook-ut të Edi Ramës, tani e kanë përgiigjen. Ata 8 të shkretët që u shpuan nga plumbat, prishën statistikën. Kryeministri nuk mundi të ndiente keqardhje, por inat, nuk mundi t' i ftonte qytetarët për kujtesë dhe reflektim, por për harrim dhe gëzim. Është ndryshe me ata që u vranë në Genova. Ata nuk prishin statistikat e qeverisë së tij, ata janë shpirtra të humbur në një tragjedi të rëndë. Për ata të lutemi, për këta të harrojmë. Ajo e Selenicës ishte tragjedi, jo se u vranë 8 vetë, por se prishi statistikat e qeverisë.

Nuk vlen të supozohet cfarë do të ndodhte me Kryeministrin e Italisë nëse, në vend të ngushëllimit për viktimat e Genoas, do shprehte keqardhjen për përkeqësimin e statistikës së aksidenteve, apo ç'do ndodhte me Kryeministrin e Greqisë nëse, në vend të pranonte përgjegjësinë për zjarret, të shprehte keqardhjen për rritjen e papritur të shifrave të viktimave nga fatkeqësitë natyrore. Ka plot shembuj në Perëndim, por empatia e kryeministrave si dimension njerëzor dhe pranimi i përgjegjësisë si detyrim qytetar dhe politik, jo detyrimisht duhet të jetë standart për Kryeministrin tonë.

Ai edhe mund të mos jetë human, ai mund të përdorë standartin e Stalinit për jetët njerëzore. Nuk është ky shqetësimi më i madh.

Ajo që këputi në Shëngjin, ishte goditja e fundit e shpresës se gjërat mund të ndryshojnë për mirë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për shkaqet, ndërsa ankohet për pasojën.  Ndërkohë që nëpër televizione, megjithë mungesën e ekspertizës që imponon largimi i trurit nga vendi, pati përpjekje për reflektim rreth ngjarjes, megjithëse shoqëria dhe media tentuan të analizojnë rrethanat, Kryeministri as pa, as dëgjoi as mendoi. Ai vetëm mbajti zi, jo për jetët e humbura, për prishjen e statistikave. 

As nuk tentoi të japë versionin justifikues për aktin e terrorrit, sa mund të jetë faji i qeverisjes së tij, apo të paraardhësve, që janë rritur njerëz të tillë, të shkëputur nga edukimi pa mbushur 10 vjec, që janë ndarë nga shoqëria në moshën 10 vjeç, për të jetuar vetëm në maja malesh, vetëm në shoqërinë e kafshëve, pa energji në shumicën e ditëve të tyre, pa mundësinë minimale të integrimit më shoqëri. Sa mund të jetë faji i qeverisjes se tij për analfabetizmin që shtohet çdo ditë, jo vetëm me ata që, si ai i Selenicës ikin pa dëshirë nga jeta normale për të jetuar si asketë, por edhe me ata që ikin çdo ditë nga nevoja për të mbijetuar. Marrin mushkën, makinën apo gomonen për të çuar nëpër Europë hashashin e bekuar nga qeveria, humbasin shoqërinë, familjen dhe jo rallë, jetën. Ata të rinj që, me detyrim hapin derën e krimit për të dalë nga tuneli i skamjes dhe urisë, pamundësisë dhe mungesës së shpresës. Mund të jenë statistikë, një statistikë që përkeqësohet për habinë e Kryeministrit, por mund të jenë edhe shqetësim, edhe alarm për një kthesë të madhe, për ndalimin e dekadencës pingule të vendit dhe dhënies fund të një qeverisjeje si kjo. 

Ndërsa qeveris për të pasuruar ortakët e tij, ndërsa të pambrojturve me të ardhura minimale u rrëmben çdo vit nga një copë bukë nga tryeza për tua dhënë si tendera apo PPP miqve, ngjarje si ajo e Selenicës mund të shërbenin për Ramën si një sinjal SOS. Në vend të statistikës, mund të shihte aty derdhjen e gotës së durimit, fillimin e zemërimit të një shoqërie të shtypur deri në padurim dhe të zhvatur deri në kockë. Mund të ishte një moment armëpushimi mes të varfërve ekstremë qe ekstremizohen çdo ditë dhe qeverisë me ortakët e saj që i shtyjnë cdo ditë drejt mjerimit të skajshëm. Mund të ishtë një mundësi që kryeministri të kuptonte se ka shkuar larg me polarizimin e shoqërisë, aq sa të prishë ekulibrat sociale dhe t'i hapë rrugë konfliktit.

Shkruar nga Enton Abilekaj per Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama dhe charteri i Igli Tares

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë h...

12:09

Trump-Erdogan, një duel humbësish

Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në pra...

21:45

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu p...

10:29

Lëreni Edin të pushojë!

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt krye...

15:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI