Flash

Salvini i sulet Macronit: Hipokrit, hap kufijtë ...

Lapsi.al 30 August 2018
Salvini i sulet Macronit: Hipokrit, hap kufijtë ...

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini i është përgjigur ashpë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili në një reagim të djeshëm, teksa kritikoi zëvendës kryeministrin hungarez Viktor Orban, deklaroi: “Nuk do të bëj asnjë lëshim ndaj nacionalistëve, dhe atyre që predikojnë urrejtje, kanë të drejtë që më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor në Europë”. 

Sot me një postim në faqen e tij në Facebook, Salvini e ka cilësuar atë një president hipokrit.

 “Që nga fillimi i 2017 e deri më sot, Franca e ‘Macronit të mirë’ ka sprapsur më shumë se 48 mijë refugjatë në kufirin me Italinë, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është Evropa mikpritëse dhe solidare, për të cilën flasin Macron dhe të mirët e tjerë? Në vend që t’u japë leksione të tjerëve, do e ftoja presidentin hipokrit francez që të rihapë kufijtë dhe të presë me mijëra refugjatët që kishte pretenduar se do i mbante. Italia nuk është më kampi i refugjatëve i Evropës, dhurata e perëndisë për skafistët dhe të mirët e Evropës ka marrë fund!” - shkruan Salvini.

Image

Të këshilluara

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës

Nga Joschka Fischer Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që ...

21:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI