Lexo më tej:
Andi Bushati: Beteja për teatrin është mbi të gjitha politike
Në fund të korrikut Ilir Meta e kishte mbështetur në 3 shtylla kryesore kthimin mbrapsh të ligjit për shembjen e teatrit:
•Marrëveshja okulte Edi Rama – Shkëlqim Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pra, nëse kryeministri ka një truall për të nxjerrë në treg, ai nuk mund t’a bëjë këtë pa garë dhe tender.
•Shembja e Teatrit Kombëtar nuk respekton konventat për trashigiminë kulturore që ka nënshkruar Shqipëria dhe parimet e mbrojtjes së kësaj trashëgimie.
•Rrëmbimi i një trualli që i përket qytetarëve të Tiranës pa kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak, ku shumica i mungon socialistëve, është cënim i decentralizimit dhe legjislacionit për autonominë vendore (lexoje poshte te plote).
Lexo më tej:
Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit
Duke përmendur përkrah tyre dhe problemet që ky ligj special hap me marrëveshjet e nënshkruara me BE, si dhe me pronat e privatëve në zonën ku do të ngrihen 6 grataçielat, presidenti bënte ftesë për reflektim, aq më tepër që ky akt po bëhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Por me gjithë ftesën për reflektim të Metës, me gjithë refuzimin e ish kryeministrit Majko për të votuar, me gjithë prononcimin e një sërë institucionesh prestigjioze për mbrojtjen e trashigimisë, Edi Rama duket se do t’i shkojë deri në fund kokfortësisë së tij.
Dhe jo më kot: në lojë janë jo më pak se 200 milionë euro. Jo më kot në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47%. Jo më kot edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit në rastin e kullave të Fushës do të jetë 6.6. Pra gjithçka është planifikuar që klienti i Ramës që deri më tani ka marrë 80 milionë euro para publike nga tenderat dhe prokurimet të fitojë maksimalisht edhe nga trualli përreth teatrit.
Lexo më tej:
Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave
Për të gjitha këto, aktivistët për mbrojtjen e teatrit dhe opozita kanë shpallur një betejë dhëmbë për dhëmbë për ndalimin e kësaj vjedhjeje ditën për diell. Akti i saj i parë do të jetë në 19 shtator. Ditën kur Gramoz Ruçi ka dërguar në kuvend rrëzimin e dekretit të Metës. ©Lapsi.al