Flash

Mendez i hidhur: "Çmimi i Modric? Thjesht qesharak"

Lapsi.al 30 August 2018
Mendez i hidhur: "Çmimi i Modric? Thjesht qesharak"

Reagim pa filtra i Jorge Mendes. Agjenti i Cristiano Ronaldos e ka cilësuar "thjesht qesharake" zgjedhjen e UEFA-s për t'i dhënë Luka Modric çmimin "Lojtari më i mirë i vitit". Agjenti portugez i ka bërë këto deklarata në gazetën luzitane "Record", në kuadër të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua sot në Monako.

"Futbolli është luajtur në fushë dhe këtu Cristiano Ronaldo ka fituar - tha Mendes - Ai shënoi 15 gola dhe i dha mundësinë Realit që edhe njëherë të fitojë Ligën e Kampionëve. Është thjesht qesharake".

CR7, nuk ishte i pranishëm në Montecarlo. Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka polemizuar mosdhënien e çmimit për futbollistin portugez.

"Mund të them se ishte një vendim personal i tij për të mos ardhur, i marrë gjatë ditës, dhe duhet ta respektojmë. Jemi shumë të hidhëruar për vendimin për të mos i dhënë trofeun. Ky çmim i referohet Champions dhe jo Kupës së Botës ndaj besojmë se Ronaldo e meritonte, sepse i ka kushtuar emocionet më të forta të këtij kompeticioni. Nëse do të votoja, do t'ia jepja votën Ronaldos, dhe nuk e them sepse është i yni, por flas si një njeri i apasionuar i futbollit. Fakti që nuk erdhi është një zgjedhje personale dhe nuk duhet të ndikojë në vendimet tona, ndaj duhet respektuar".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI