Flash

Izraeli paralajmëron Iranin dhe kërcënon me sulme në Siri

Lapsi.al 30 August 2018
Izraeli paralajmëron Iranin dhe kërcënon me sulme në Siri

Izraeli ka kërcënuar me sulme të ashpra ndaj pozicioneve të forcave të armatosura iraniane dhe forcave besnike të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë solemne të emërimit të reaktorit bërthamor Dimon me emrin e ish-presidentit izraelit, Shimon Peres.

Gazeta “Yediot Ahronot” raporton se gjatë fjalimit, Netanyahu dënoi ashpër paralajmërimin e intensifikimit të bashkëpunimit ushtarak mes Iranit dhe Sirisë.

“Ushtria izraelite në mënyrën më të ashpër dhe të vendosur do t’i kundërvihet përpjekjeve të Iranit për të vendosur në Siri ushtrinë dhe armatimin me sistemet e zhvilluara”, tha Netanyahu.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami, më herët pati deklaruar se gjatë një vizite zyrtare të kohëve të fundit në Damask nënshkroi një marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe Sirisë dhe njoftoi se Irani do të mbështeste në çdo mënyrë rikonstruktimin e ushtrisë siriane.

Të këshilluara

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës

Nga Joschka Fischer Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që ...

21:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI