Flash

Champions, Zanetti: "Grup i vështirë, por jemi Inter"

Lapsi.al 30 August 2018
Champions, Zanetti: "Grup i vështirë, por jemi Inter"

I nisur nga vazoja e  tretë, Inter ishte sigurisht italiania që rrezikonte më shumë në Montecarlo, dhe në fakt shorti nuk ishte me fat për të.  Skuadra zikalër u shortua në grupin B së bashku me Barcelonën, Tottenham dhe PSV Eindhoven

Megjithatë zv.presidenti i Inter, Javier Zanetti është optimist: "Ne e dimë se në këtë kompeticion ka ekipe shumë të forta, ne kemi kapur një grup të vështirë, dhe do të përgatitemi mirë. I njohim vështirësitë, por jemi Inter dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Messi? Nuk është vetëm ai, Barcelona ka lojtarë të mëdhenj dhe mund të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Janë të fortë në zotërimin e topit, por ne do ta përgatisim mikrë dhe do të ngrejmë nivelin e cilësisë".

Së pari, megjithatë, zikaltrit duhet të ngrihen pas një fillimi të komplikuar të sezonit: "Jemi duke punuar me besim të madh, jemi vetëm në fillim dhe duhet të gjejmë formën më të mirë. Që të shtunën kemi një takim për t'u kthyer te fitorja, më pas do të ketë një ndalesë për të punuar në heshtje. Nuk e prisja një fillim të tillë, por ky është futbolli, do të kemi vështirësi të tjera, por ne duhet të besojmë në atë që bëjmë".

Në fund edhe për  Florentino Perez (presidenti i Realit) dhe rastin Modric: "Ka thënë se nuk kishte ndodhur kurrë që një klub donte të merrte falas një nga lojtarët e tij? Sinqerisht nuk i dëgjova fjalët e tij, nëse i ka thënë do t'i vlerësojmë aty ku duhet".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI