Flash

Champions, Ancelotti: "Grup i vështirë edhe për kundërshtarët"

Lapsi.al 30 August 2018
Champions, Ancelotti: "Grup i vështirë edhe për

Është aq shumë i mësuar të luajë dhe fitojë Champions-in, saqë nuk mund të jetë një short i komplikuar ai që tremb Carlo Ancelotti-n. Trajneri i Napolit ka komentuar pozitat e Të Kaltërve në Grupin C së bashku me PSG, Liverpool dhe Crvena Zvezda. "Na takoi një fazë grupesh shumë e vështirë. Luajmë kundër dy kandidatëve për trofeun e Champions, por jam i bindur se do të jetë e vështirë edhe për ata të luajnë kundër Napolit".

Dhe në fakt, përtej cilësisë së padiskutueshme të PSG dhe Liverpool, është e qartë se as kundërshtarët e Napolit nuk kanë mbetur shumë të kënaqur nga shorti. Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi ka komentuar gjithashtu shortin e hedhur sot në Montecarlo.

"Nuk është e lehtë. Por ne jemi PSG dhe duhet të jemi gati për të shkuar larg. Është Liga e Kampioneve. Por është e vërtetë që ndodhemi në një grup të vështirë. Duam të fitojmë cdo ndeshje dhe të jemi të përqëndruar. Liverpool ishte finalist sezonin e fundit dhe ka lojtarë shumë të mirë. Por nuk duhet të harrojmë Napolin. Do të ritakojmë Ancelottin? Sërish do të vijë në Parc dhe ne do ta presim. Por jemi gati për të gjithë, do të japim maksimumin", u shpreh numri 1 i klubit parisien.

Një paralajmërim për Ancelotti-n që do të rikthehet si armik në kryeqytetin francez. Por nuk ka hapësirë për panik, sic thotë trajneri italian. Vetëm një paralajmërim: në një grup si ky, nuk duhen humbur pikët në takimin e dyfishtë me Crvena Zvezda.

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI