Flash

Tare bllokon sulmin e PSG dhe vendos veton për Milinkovic Savic

Lapsi.al 29 August 2018
Tare bllokon sulmin e PSG dhe vendos veton për Milinkovic Savic

"Milinkovic do të mbetet në Roma e do të vazhdojë të luajë për Lazion". Agjenti i mesfushorit serb Mateja Kezman i ka dhënë fund zërave të orëve të fundit të merkatos, në lidhje me tratativën mes PSG dhe Lazios për 23 vjecarin. Sipas asaj që bëhet e ditur, klubi po tenton të rinovojë kontratën me Milinkovic dhe takimi i parë mes Kezman, Drejtorit Sportiv Igli Tare dhe presidentit Claudio Lotito është kryer. Ka qenë vetë Tare që ka vendosur veton për qendrimin e mesfushorit serb, nga i cili shpreson një përsëritje të sezonit të rëndësishëm, në mënyrë që vlera në treg të rritet edhe më shumë.

"Milinkovic do të qendrojë me ne", kishte përsëritur në disa raste Simone Inzaghi në javët e fundit dhe kjo bindje e teknikut ishte krijuar nga premtimi që kishte bërë drejtori sportiv. Nga ana tjetër Lotito ka qenë gjithnjë i qartë: për serbin do të dëgjonte vetëm oferta që shkojnë në cmimin e përcaktuar 120 milionë euro.

Të shumtë kanë qenë pretendentët për Milinkovic në këtë sezon veror: Juventus, Milan, Real Madrid, United e PSG. E pikërisht francezët kanë bërë tentativën e fundit, sipas një raportimi se agjenti i lojtarit është takuar në një hotel në Paris me Drejtorin Sportiv të PSG, Antero Henrique, por të bllokuar edhe një herë nga Lazio që është gati ti ofrojë një kontratë deri në 2023 me tre milionë euro në sezon, prakikisht dyfishim i pagesës.

Të këshilluara

Strootman, prezantim special nga Marseille

Olympique Marseille ka lajmëruar zyrtarisht ardhjen e Kevin Strootman dhe për ta prezantuar blerjen 25 milionë eurosh ka zgjedhur video-lojën e momentit: Fortni...

21:22

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI