Çfarë ndodhi në SHBA dhe përse Elgiti nuk ishte krah Kleas në Paris?! Këto janë pyetjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe po konfuzojnë shumë dashamirës të çiftit. Ende më konfuz po i bën një status i Elgitit i postuar pak orë më parë. "Nënës i duhen 30 vjet për ta bërë djalin burrë, vjen tjetra e bën budall për 20 minuta.” Në pamje të parë duket si një mesazh drejtuar një personi, në këtë rast Klea Hutës, të dashurës së tij prej një viti tashmë. Megjithatë nuk mund ta themi me siguri, por në udhëtimin e fundit të Kleas në Paris, Elgiti nuk ishte i pranishëm, ndryshe nga ç’ndodhi në SHBA.
