Flash

Sinjali nga BE/ Propozimi i Ramës për të tërhequr 20 azilantë një bllof?

Lapsi.al 29 August 2018
Sinjali nga BE/ Propozimi i Ramës për të tërhequr 20

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e opinionit Italian dhe atij ndërkombëtar, Edi Ramaë i shtriu dorën e bujarisë shqiptare qeverisë italiane për të tërhequr 20 nga kërkuesit e azilit të anijes Dicotti. Por e gjitha mund të konsistojë vetëm në një shou mediatik qëë i intereson si qeverisë populistë të Romës po aq edhe asaj socialiste të Shqipërisë. Sepse sipas rregullave dhe ligjeve të BE-së, asnjë prej kërkuesve të azililit në një vend të Bashkimit Europian nuk mund të dërgohet drejt një vendi të tretë pa u shqyrtuar më parë kërkesa e tij. Ose në të kundërt, ky vend i tretë, mund të jetë vetëm vendi nga është nisur ose shteti i tij i origjinës. Për në këtë rast, Shqipëria nuk është as njëra dhe as tjetra.

Nëse 100 prej afrikanëve të shpëtuar nga mbytja janë sistemuar në Romë, 39 të tjerë po qëndrojnë në pritje në qytetin siçilian të Mesinës, në mënyrë që sipas marëveshjeve paraprake të dërgohen drejt Shqipërisë dhe Irlandës, dy vendeve që e kanë pranuar zbarkimin e tyre.

Por, gazeta Italiane Il Giornaleë i është referuar burimeve të BE-së në Bruksel që pretendojnë se kjo gjë nuk është e mundur.

Lexo më tej:

Lubonja: Pse po i merr Rama emigrantët afrikanë

“La Repubblica”: Marrja e 20 emigrantëve nga Shqipëria drejt dështimit

Burimet e Brukselit bëjnë të ditur se marëveshja e Ramës me qeverinë Italiane është e ngjashme me propozimin austriako- danez të korrikut të shkuar që donin të dërgonin në vende të treta kërkuesit e azilit që zbarkonin në kontinentin e vjetër. Por BE e hodhi poshtë këtë propozim duke e konsideruar atë si “illegal”.

Sipas dokumentit të Komisionit, "dërgimi i një azilkërkuesi në një vend të tretë pa e vlerësuar kërkesën për azil përbën një refuzim apriori dhe nuk lejohet nga BE dhe ligji ndërkombëtar" u tha atëhere.

Të njejten linjë ka ndjekur së fundi edhe zëdhënësja e BE, Natasha Bertaud.

"Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç është parashikuar në marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Italisë në rastin e Diciotti, Italia duhet të marrë pëlqimin e refugjatëve," i ka thënë ajo gazetës Italiane. Megjithëse ajo ka theksuar se për një çështje të veçantë duhen shqyrtuar shumë detaje, ajo ka nënvizuar përlqimin e vetë personave që kërkojnë azil.

Po, a mund të dojë një refugjat afrikan që ka rrezikuar jetën për të shkuar drejt Europës të përfundojë në Shqipëri? Kjo pritet të shikohet. Deri më atëhre 38 alilkërkuesit do të qëndrojnë në Mesina dhe bujaria e Ramës do të mbetet një gjest propogandistik bujarie.

©Lapsi.al

Të këshilluara

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në...

16:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI