Nuk ka të mbaruar polemika mes Mohamed Salah e Federatës Egjiptiane të Futbollit. Situata duket gjithnjë e më pranë pikës së thyerjes e nuk duket se ka vend për përmirësim. Sidomos, si raporton The Sun, pas letrës dërguar nga prokuratori i sulmuesit të Liverpool drejtuesve të lartë të futbollit egjiptian. Një listë e gjatë kërkesash nga ana e lojtarit, që nisin nga logjistika deri tek siguria personale. Kërkesa që nëse nuk plotësohen, mund të sjellin lamtumirën e Salah nga kombëtarja. Ose, në qëllimin e lojtarit shkarkimin e gjithë bordit drejtues të Federatës.
KËRKESA – Përvec shfrytëzimit të imazhit të Salah, që deri tani duket motivi i konfliktit, ka dhe një seri kushtesh që i takojnë mardhënieve me tifozët e me stafin e kombëtares së Egjiptit.
LISTA E DESHIRAVE
Federata të ndalojë të gjithë njerëzit të trokasin në dhomën e hotelit të Salah për të kërkuar autografë e foto e ti grumbullohen gjatë stërvitjeve.
Salah të shoqërohet gjithnjë nga dy truproje, që duhet të jenë jashtë dhomës së tij të hotelit gjatë gjithë kohës, me një tjetër pranë ashensorit të katit ku qendron sulmuesi.
Të gjithë telefonatet në dhomën e Salah të bllokohen.
Salah të mos kërkohet të jetë disponibël për dalje publicitare, intervista, takime me tifozët, evente të lidhur me sponsor ose vizita zyrtare.
Salah të merret direkt nga avioni nga Federata e të dërgohet në hotel në mënyrën më diskrete të mundshme.
Askush nga punonjësit e Federatës të mos i kërkojë Salah autografë e foto.
Imazhi i Salah të mos përdoret nga asnjë nga sponsorit e Federatës.