Flash

Platini snobon VAR, konfuz për Ronaldon: "Nuk e kuptova operacionin"

Lapsi.al 29 August 2018
Platini snobon VAR, konfuz për Ronaldon: "Nuk e kuptova

"Var nuk solli drejtësi. Në finalen e Botërorit: ishte Var, e megjithatë në golin e parë të Francës nuk kishte faull të kroatëve. Në golin e dytë të francezëve, regjia thërret arbitrin, duke e bërë të duket një kukull". Michel Platini, ish-presidenti i Uefa, ai që ka qenë gjithnjë kundër teknologjisë në futboll është shprehur kundër VAR në një intervistë për "L’Equipe".

"Aty ishte apo jo dora e kroatit? Me shpejtësi normale sigurisht që jo, por me zmadhimin e imazheve dhe super-ngadalësim që ndajnë aksionin në frame po, arbitri sheh më në fund dicka dhe fërshëllen penallti", vazhdoi më pas Platini, që në përdorimin e VAR shprehet kundër: "E gjithë Kroacia kërkoi prekje të pavullnetshme, e gjithë Franca të kundërtën: ku është progresi, ku është drejtësia? Mbetet interpretimi".

Le Roi ka folur më pas edhe për dy lojtarët që do të synojnë Topin e Artë në fund të vitit: Ronaldo e Mbappé. Për lojtarin e ri të Juventus francezi është konfuz: "Mu duk e cuditshme që 33 vjec u largua nga klubi i tij. E kam të vështirë ta kuptoj këtë operacion". Ndërsa për bashkëkombasin e tij, të sapokurorëzuar kampion bote ka evituar krahasim të sikletshme: "Është një talent i madh, por mos e krahasoni me Pelé që ishte një mit. Më kujton më tepër Neymar 10 vjet më parë".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI