Ariana Grande do të jetë një ndër këngëtarët që do të performojnë në funeralin e Aretha Franklin të premten.
Grande do të jetë në mesin e artistëve si Steve Wonder, Jennifer Hudson, Fantasia, Faith Hill, Shirley Caesar, Chaka Khan e shumë të tjerë.
Përfaqësuesi i Franklin, Gwendolyn Quinn, tha se dy këngëtaret u takuan gjatë performancës së tyre në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2014 për presidentin e ahtëhershëm Barak Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama si pjesë e koncertit ” Women of Soul”.
Dhe Franklin u ndje mirë nga takimi me Arianën në atë kohë.
Ndërsa familja e këngëtares së ndjerë ishte e impresionuar nga performanca e fundit e Grande e këngës “(You Make Me Feel Like) A Natural Ëoman” në The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon.