Flash

Venezuela gjen formulën për të luftuar inflacionin, do të shesë certifikata prej ari

Lapsi.al 28 August 2018
Venezuela gjen formulën për të luftuar inflacionin, do të

Presidenti Nicolas Maduro deklaroi se, Venezuela do të fillojë të shesë certifikata prej ari duke filluar prej muajit të ardhshëm. Certifikatat do të kenë vlerën e 1.5 dhe 2.5 gramëve flori dhe shihen si një mekanizëm për pensionistët por edhe të tjerët që të kursejnë para por edhe t`i përdorin si linja kreditimi për të blerë makina apo mallra të tjera.

Ari shihet si një mjet pagese më i qëndrueshëm sesa monedha vendase, në një kohë që inflacioni vlerësohet të jetë ngjitur në mbi 100 mijë për qind.

Duke qenë se ari është një aset që tregtohet në bursat globale, është bindshëm më i qëndrueshëm se monedha vendase.

“Ne e kemi gjetur formulën për të shkuar përpara drejt socializimit, barazisë dhe zhvillimit të forcave kombëtare prodhuese”, deklaroi Nicolas Maduro.

Pak kohë më parë qeveria e drejtuar prej tij vendosi të zhvlerësojë monedhën me 95% dhe të rrisë pagën minimale me 3000%, vendime këto që në heshtje pranon normën e këmbimit të tregut të zi. Certifikatat e arit do të fillojë të shiten prej datës 11 Shtator dhe do të vlejnë 3500 dhe 5800 bolivarë respektivisht, në varësi të peshës së tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI