Flash

"Redi Maloku" shtëpia e re e Kastriotit: ajo që dikur quhej fushë sportive licensohet nga FSHF për Superioren

Lapsi.al 28 August 2018
"Redi Maloku" shtëpia e re e Kastriotit: ajo që dikur quhej

Stadiumi "Redi Maloku" i Fushë-Krujës do të jetë zyrtarisht tashmë shtëpia e Kastriotit për sezonin 2018-19. Komisioni i Licensimit të Klubeve pranë FEderatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin për ti dhënë OK zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium, pas aplikimit të krutanëve, për ti zhvilluar në Fushë-Krujë ndeshjet e tyre brenda.

Sipas asaj që bën të ditur në faqen zyrtare institucioni që drejton futbollin në vend, materiali i depozituar nga klubi i Kastriotit është shqyrtuar dhe ekspertët kanë vendosur për licensimin e tij, duke konstatuar se janë kryer punimet e nevojshme për tu zhvilluar një ndeshje futbolli e kategorisë Superiore.

Kastrioti nuk mund të luajë në Krujë për shkak të amortizimit të madh të stadiumit të këtij qyteti, por që do të ishte shumë më e lehtë të sillej në vete, në krahasim me stadiumin Redi Maloku. Megjithatë, zgjedhja e krutanëve lidhet me faktin se ka një projekt për rikonstruksionin e stadiumit të tyre, gjë që i bëri të shpërngulen në Fushë-Krujë.

Interesant është se ajo që konsiderohej një fushë sportive dhe e papranueshme edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë (përveç tapetit të gjelbër në nivel të pëlqyeshëm), me pak punime është shndërruar në një stadium të licensuar për ndeshjet e Superiores. Ndodh edhe kështu...

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI