Flash

Përgjimi audio/ Njerëzit e Ramës, shantazh gjyqtarit të Strasburgut

Lapsi.al 28 August 2018
Përgjimi audio/ Njerëzit e Ramës, shantazh gjyqtarit të

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

 Kjo është një pjesë bisede e përgjua mes ish-Zëvendës Kryetari i atëhershëm dhe Kryetari i tanishëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku të zhvilluar në vitin 2014.  Bibam duke i përmendur këshilltarin e Ramës, Ëngjell Agaçi, është përpjekur t’i kërkojë Biankut të ndikonte tek kryetari i GJEDNJ-së (Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut) për pezullimin e çështjeve të pronës të qytetarëve shqiptarë.

Përgjimi është dërguar në mënyrë anonime te Exit.al dhe në të mund të dëgjohet një bisedë e zhvilluar mes Biankut dhe Bibës, e cila duket se është bërë në një mjedis publik, me gjasa bar ose kafe.

Në regjistrim, Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Exit.al kontaktoi me Ledi Biankun, i cili konfirmoi takimi me Bibën dhe në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio. Bianku, gjithashtu, pohoi për se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Bibën, ai informoi në lidhje me këtë ndikim të papërshtatshme Kryetarin e atëhershëm të GJEDNJ-së Dean Spielmann.

Regjistrimi audio tregon si Zëvendës Kryetari i KQZ-së—një zyrtar i lartë i shtetit, i supozuar të jetë i paanshëm—dërgohet në Strasburg nga krahu i djathtë i Kryeministrit Rama, me qëllimin për të ushtruar presion mbi një gjyqtar të GJEDNJ-së për të ndihmuar qeverinë të mohojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë për drejtësi, duke e shantazhuar gjyqtarin se mund të mbetet pa punë pasi të kthehet në Shqipëri pas përfundimit të mandatit.

Të këshilluara

SHBA pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në...

16:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI