Ditën e djeshme Rita Ora ka festuar karnavalet në Londër së bashku me miqtë e saj.
Bukuroshja me origjinë shqiptare u shfaq me flokë ngjyrë lejla të bëra gërshet për t’ju përshtatur atmosferës ashtu siç bëhet edhe në Brazil.
Këngëtarja 27-vjeçare ka marshuar rrugëve të Londrës duke kërcyer e kënduar madje nuk ka harruar të mbajë në supe flamurin shqiptar duke e valëvitur atë me krenari.
Gjesti i saj po komentohet shumë në median shqiptare dhe fansat e saj janë lumturuar nga ky veprim. Kujtojmë se pak ditë më parë në “MTV VMA” pasi rrëmbeu çmimin për hitin e saj “Lonely Together”, në prapaskenë Rita bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
