Flash

Në Angli ia kalojnë edhe shqiptarëve: trajneri shkarkohet me SMS në ndeshje e sipër!

Lapsi.al 28 August 2018
Në Angli ia kalojnë edhe shqiptarëve: trajneri shkarkohet me SMS

Shkarkimi blitz i një trajneri në përfundim të një ndeshje nuk është gjë e re, por kush e ka provuar të shkarkohet …përpara se të përfundojë ndeshja?

Mënyra spektakolare i takon botës së divizioneve inferiore angleze, që në këtë rast ia kalojnë për mënyrën e të funksionuarit edhe presidentëve të klubeve shqiptare. Shkarkimet me mesazhe kanë ndodhur edhe këtu, edhe të parët në klasifikim madje, e këtë Agim Canaj e di mirë, por të paktën në Shqipëri kanë durim të presin të përfundojë ndeshja...

Pjesa më e madhe e suksesit të futbollit ishullor ka lidhje me popullaritetin e madh që kanë kampionatet inferiore, deri në fenomenin e Sunday Leagues. Por në mes ka një galaksi kampionatesh me emra nga më të ndryshmet. Në Vanarama National League South, seria e pestë e futbollit anglez, ditën e fundit ka përjetuar një rast ndoshta më unikun.

Harry Wheeler, tashmë ish-tekniku i Billericay Town është njoftuar me SMS pesë minuta para mbylljes së ndeshjes, në humbjen e parë sezonale të skuadrës së tij, se është shkarkuar nga detyra. E të mendosh që përpara se të humbiste me Chippenham Town skuadra e Wheeler ishte e para në klasifikim me katër fitore e një barazim.

Të këshilluara

FOTO/ Surprizë, Neymar tek Barcelona...

Ndonjëherë rikthehen. Nuk është rasti, ose më saktë, këtë herë nuk është. Neymar është kthyer në vendin ku la pas dëshpërim, kur vendosi të bashkohej me Paris S...

19:12

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI